Tuesday, 12 November 2013
Rikthehemi në "Kleçka-22". Kreu 25. Kapelani
Kishte kohë, që kapelani kishte filluar të mendonte se ç’kuptim kishte jeta. “Ka Perëndi? Si mund të jem i sigurt për të?” Edhe në kushtet më ideale, ishte te shumë e vështirë të ishe pastor Anabaptist në ushtrinë amerikane; por pa dogmën, kjo ishte thuajse e padurueshme.
Ai kishte frikë nga ata që thërrisnin. Trimat, agresivët, njerëzit e aksionit si koloneli Kethkërt, e bënin të ndjehej i vetëm dhe i pashpresë. Ushtarët dhe oficerët nuk silleshin me të siç silleshin me ushtarët dhe oficerët e tjerë, bile edhe kapelanët e tjerë nuk ishin aq miqësorë sa me njëri tjetrin. Në një botë ku virtut ishte suksesi ai kishte kohë, që i ishte dorëzuar dështimit. Thjesht nuk ishte lindur për të shkëlqyer.Vetja i dukej i shëmtuar dhe nuk kishte ëndërr tjetër veç të kthehej në shtëpi në gruaja.
Në fakt, kapelanin mund ta quaje të pashëm, me një fytyrë të këndshme, të ndjeshme, të zbehtë e delikate sikur të ishte prej shkumësi. Dhe për asgjë nuk ishte mendjengushtë.
Mbase ishte vërtet Uashington Irving dhe ndoshta ai i firmoste me këtë emër gjithë ato letrat, për të cilat nuk dinte asgjë. E dinte, që të tilla lapsuse të kujtesës nuk ishin të papërmendura në manualet mjekësore. Dinte dhe që s’kishte se si të mësonte çdo gjë, sepse nuk kishte mënyrë për të mësuar gjithshka. I kujtohej qartë (ose kishte përshtypjen që i kujtohej qartë), ndienja që kishte pasur kur kishte takuar Josarianin, sikur e kishte takuar më pare se ta takonte për të parën here në pavionin e spitalit. Të njëjtën ndinjë brerëse pati dy javë më vonë, kur Josariani i erdhi në çadër për t’i kërkuar ta hiqnin nga fluturimet luftarake. Sigurisht, këtë rradhë e kishte takuar më pare Josarianin në atë pavionin e çuditshëm, ku tërë pacientët dukeshin vagabondë, përveç ushtarit të pafat, që e kishin shtënë kokë e këmbë në allçi e që u gjet një ditë i vdekur me termometer në gojë.
(vijon)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment