Duket, që Edi Rama, gjatë vizitave të shumta në Turqi, mes
anekdotave i ka treguar edhe të famshmen shqiëptare, të Nastradinit kur arriti
në Qafën e Thanës, u zbyth pasi pa që Qafthanistët (Domosdovakë, Linakë apo
Prenjasakë) ishin më të zgjuar se ai dhe i ra gomarit dhe e ktheu rrugën duke thënë
atë shprehjen e famshme shqiptare “ Këtu i thonë Qafë e Thanës ose p…. i s’amës!”
Sigurisht, që anekdota është e ujdisur, se Nastradini nuk ka
se si të jetë kuturisur deri pranë liqenit të Ohrit, kur atë rrugë nuk e kishin
marrë ende ushtritë turke. Në kohën e tij, osmanllinjtë nuk e kishin kaluar
ngushticën e Dardaneleve. E megjithatë gjatë 500 vjetëve tona nën turqit,
Nastradini, sikundër në gjithë Ballkanin dhe Lindjen e Mesme ishte një nga
figurat më popullore. Eshtë e kuptueshme që është përdorur si etalon zgjuarsie,
dinakërie dhe mashtrimi nga shqiptarët , që rrinë rrotull Qafë Thanës edhe pse
në anekdotë nuk përcaktohet nëse Hoxha i famshëm do shkonte drejt Pogradecit,
Elbasanit apo Strugës.
Nuk di nëse Rama e ka treguar në shqip dhe Erdoganit ja kanë
përkthyer, ose e ka rrëfyer në anglisht me atë humorin e tij anglez, por fakti
është, që Rexhep Taipi është gajasur, ndaj dhe në takimin e naftës i ka kërkuar
Edit t’ja u tregojë edhe të ftuarve të tjerë.
Në takimet midis krerëve të vendeve, edhe “diplomacia e
humorit” bën shumë punë dhe Rama është më “Nastradini” për këtë mes ballkanasve
të tjerë.
Por mos ndoshta Rexhep Taipi, që nuk është aspak tuhaf, do
që Rama t’ju dëshmojë vetë të ftuarve, se ku i ka rrënjët “nastradinllëku” i
tij?
Mua nuk më shqetëson as marëdhënia e Ramës me Erdoganin dhe
as të qënit i tij “Nastradin”.
Jam i shqetësuar se nuk e di cili është gomari, të cilit i ka hipur Edi Rama.
No comments:
Post a Comment