Veprimi i fundit fejsbukist i keyeministrit (listat e te korruptuarve) dëshmoi atë, për
të cilën flitej prej kohësh, se për të në qëndër të Universit nuk është as
Europa, as Shqipëria, as Tirana, por vetëm Edi Rama pa Linda dhe pa Zaho.
Një analizë të plotë psikologjike të tij ka bërë analisti
Fatos Lubonja, i cili e ka njohur nga afër Ramën, ndaj është e kotë të përsërisim
të njëjtat analiza apo të përpiqemi të gjejmë kategori të tjera sëmundjesh
mendore, të cilat mund t’i shkojnë për shtat.
Problemi tek ne nuk është Rama. Ai është njëra pjesë e
problemit.
Pjesa tjetër më e madhja dhe më e rëndësishmja janë ata, që
e kanë mbështetur dhe po e mbështesin Ramën në këtë delit totalitarist.
Këtu hyjnë partiakët e tij, mediat që e mbështesin dhe
qindra e mijra përkrah[s së tij në fejsbuk.
Krijimi me kujdes i kultit të Edit nga vetë ai gjatë kohës së
drejtimit të Bashkisë së Tiranës dhe sidomos gjatë këtyre 4 viteve si
kryeministër me “krahasimin me Skënderbeun”, thëniet “vetëm Edi mund ta bëjë
Shqipërinë“, “çuni më i mirë i Shqipërisë“, “lider i nivelit europian”, të shoqëruara
edhe me deklaratat e Erdoganit, Merkelit, dekorimin nga Holland dhe vlerësimet
e Vuçiç dhe Rexhep Qoses, kanë krijuar tek një pjesë e madhe e masës , që ndjek
fejsbukun, të adhurojë Edi Ramën. Masat e kanë të nevojshme kur janë në krizë
ekonomike dhe shoqërore të kapen pas një figure karizmatike duke ja falur të
gjitha kusuret. Dhe Shqipëria ndodhet në një krizë të madhe ekonomike dhe shoqërore.
Eshtë fare e lehtë të luash tani me ndjenjat e njerëzve, që nuk paguajnë dot për
tu shëruar, që kanë vështirësi të gjejnë një vend pune edhe pse të diplomuar, që
humbasin gjyqet nëpër gjykata edhe pse kanë të drejtë. Këtë po e bën për bukuri
së fundmi kryeministri Rama.
Ndonëse me elementë populistë, që janë pararendës të
diktaturave të djathta, për momentin nuk ka rrezik, që shteti shqiptar të
kthehet në një shtet totalitar të tipit fashist. Dhe megjithatë optimizmi i jonë,
se Bashkimi Europian do mbajë në kontroll elementët autarkikë në shtetet e
vogla, që aspirojnë të jenë anëtarë të tij, duhet të jetë minimal.
Në rradhë të parë Bashkimi Europian është vetë në një krizë
ekonomike dhe institucionale. Ai gjithnjë e më shumë po i ngjan një perandorie
me Gjermaninë në qendër, gjë që ka sjellë rritjen e tendencave centrifugale, të
cilat sollën Brexit dhe rritjen e lëvizjeve nacionaliste në Francë, Itali,
Spanjë, Austri etj. Nuk dihet se si do dalë Referendumi i Katalonjës, që mund të
sjellë të tjera probleme për Spanjën dhe BE-në.
Së dyti, modelet e Putin, Erdogan dhe Lukashenkos, po bëhen
gjithnjë e më të pëlqyeshëm për vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore, gjë që
pasqyrohet qartë tek Orban,Vuçiç dhe Rama.
Shkallëzimi i mundshëm i Kultit të Ramës, në një moment të
krizës së tij qeveritare, është formimi i reparteve të simpatizuesve, të
devotshëm për të mbrojtur Ramën edhe Shqipërinë me gjak, të ngjashpm me “këmishëzinjtë“
e Musolinit apo me “këmishëmurmët” e Hitlerit.
Elementë të tillë janë ndjerë, që gjatë fushatës së fundit,
kur propaganda e zakonshme për elektoratin e majtë është kthyer në një
propagandaë për gjithë Shqipërinë! Grupe simpatizuesish të rinj është e lehtë
t’i manipulosh me “puçe antiRamë“, dhe të inkurajosh edhe “mbrojtjen me gjak të
pushtetit të ligjshëm”, në një vend ku ka ende një numur të konsiderueshëm armësh
individuale në qarkullim.
Ndaj nuk është e pamundur të formohen një ditë skuadrat e “këmishëvishnjëve”
apo “këmishëmavive”, që mbrojnë Liderin duke qënë të bindur se ashtu mbrojnë
vendin dhe të ardhmen e tyre.
Eshtë koha, që mediat dhe super të pasurit, të mos vazhdojnë
të gënjejnë veten se mund ta përdorin Ramën për sa kohë t’ju duhet. Kështu
menduan në Itali për Musolinin dhe në Gjermani për Hitlerin dhe u arrit në rrënimin
e të dy vendeve.
Egoja e tij e pamatë duhet mbajtur brenda kushtetueshmërisë
dhe institucioneve, më parë se të jetë “shumë vonë“.
Në të kundërt, mendja diabolike e egomaniakëve, sjell çudira
dhe ato kurrë nuk janë të dobishme.
No comments:
Post a Comment