
Sëmundja e saj nuk e ka emrin thjesht Berishizëm apo Bashizëm.
Ajo vuan nga humbja e identitetit, nga autoritarizmi i krerëve, nga
korrupsioni, nga mungesa e demokracisë së brendshme, nga përzënia e idealistëve,
nga tradhëtimi i ish-pronarëve, nga klientelizmi dhe nga plot sëmundje të
tjera, prej të cilave vuajnë të gjitha partitë parlamentare shqiptare.
Ka një dyzinë vitesh, që elektorati sa vjen dhe i largohet
dhe nuk është në gjendje as të “diagnostikojë“ sëmundjet, që mbart dhe jo më të
fillojë t’i kurojë ato.
Më qesharakja në këtë luftë për pushtet është se “palët” kërkojnë
mbështetjen e Berishës, i cili është një nga shkaktarët kryesorë të “sëmundjeve”
të Partisë Demokratike. Pa lënë mënjanë këtu “qëndrestarët” me mëkatin e trye
stërmadh të vitit 1997, “të rikthyerit” me të tjera mëkate mbi supe dhe një
pjesë e më të rinjve, që përfshirja në qeveri, i”njollosi” me mëkatin universal
të korrupsionit.
Nuk dua të ndalem në analizën e problemeve të kësaj partie
apo të “gjykoj” nëse ka të drejtë Basha apo kundërshtarët e tij. Humbja e
pritshme mund të kishte qënë edhe më e madhe për shkak të problemeve, që i kanë
shkaktuar PD-ja dhe të tjerët elektoratit shqiptar, që tashmë nuk është e vështirë
të blihet.
Gjithashtu mendoj se nga trupi i gangrenizuar i PD-së nuk ka
se ç’farë të ruhet për të shpresuar në një ‘ringjallje” të saj.
Shqipëria ka nevojë për
një Lëvizje të Djathtë me program ekonomik liberal, me një program reformash rrënjësore
institucionale, me një program social konsevator, me një kod penal më të fortë,
me ndëshkime më të ashpra për shtetarët.
Mbi të gjitha, Lëvizja e Djathtë ka nevojë për një grup udhëheqësish
të rinj, të papërlyer, që mund të ngjallin besimin e njerëzve, që është thuajse
i vdekur ndaj klasës politike shqiptare.
A mundet, që një Lëvizje e tillë të bjerë nga qielli?
Kriza e madhe e Partisë Demokratike e favorizon lindjen e një
lëvizje të tillë. Nëse antikomunistët, biznesmenët, konservatorët, shtresa e
mesme, nuk e kanë kuptuar ende, se interesi i tyre dhe i Shqipërisë kërkon një
të Djathtë të Re, atëhere kjo gjë do të jetë e vështirë të bëhet realitet në të
ardhmen.
Elektorati shqiptar nuk është më nostalgjik ndaj partiesë të
parë të pluralizmit shqiptar. Ajo mund të vazhdojë si një Parti e Djathtë, e përfaqësuar
edhe nga njerëz, që nuk kanë të bëjnë me të Djathtën, ose që mund t’i shërbejnë
çdo Kryetari.
E ardhmja e PD-së është “tkurrja” deri në asgjesim.
Dhe nga kjo, politika shqiptare dhe Shqipëria kanë veç dobi.
No comments:
Post a Comment