Një
gërvishtje,
Një
e dytë
Dhe
një tjetër gërvishtje sërish,
Mbi
telajon, që ngjyra nuk merr
Po
ku kthjellët fytyra e saj shfaqet,
E
bukur,
Cuditërisht
e zbehtë,
E paqtë,
E lëmuar,
Si
nën një velaturë perëndish.
Unë
dua ta zbres në tokë
Ta
sjell në kohën tonë neurotike,
Me çjerrje
spatule
Dhe
vija të ashpra grafike,
Për
mos u trembur nga pafundësia
E
buzëqeshjes së saj
Që
do ju jepet edhe të tjerëve
Po
aq sa edhe mua,
Njeriut
që e zbuloi në telajon e zbrazët,
Kur
diçka donte
Të pikturonte në vaj
No comments:
Post a Comment