Një mënyrë e
lehtë për të shmangur këtë temë të pakëndshme është, që të flasim për komplotet
e CIA-s për të vrarë Kastron, duke u tallur me absurditetin e tyre. Ato vërtet
kanë ndodhur, por ishin një pjesë e vogël e luftës terroriste nisur nga vëllezërit
Kenedi pas dështimit të sulmit të Gjirit të Derrave , luftë që nuk ka asnjë të ngjashme në analet e
terrorizmit ndërkombëtar.
Nuk ka tani shumë debat rreth asaj nëse Kuba duhet të hiqet nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin. Kjo të sjell në mendje fjalët e Tacitit se "krimi kur ekspozohet nuk ka se ku fshihet, veç pas guximit." Në këtë rast ka vetëm një ndryshim, që nuk është ekspozuar, në sajë të "tradhëtisë e intelektualëve."
Pasi mori detyrën pas, Presidenti Xhonson mundësoi uljen e terrorizmit, që megjithatë vazhdoi deri gjatë viteve 1990. Por ai nuk ishte i prirur të lejonte Kubën të jetonte në paqe. Në një rast i shpjegoi senatorit Fulbright se megjithëse "Unë nuk jam për ndërhyrje si ajo e Gjirit të Derrave", nuk e kam gabim që "ajo që duhet të bëjmë është t’ja u cimbithim koqet më shumë se sa kemi bërë deri tani." Duke komentuar, historiani i Amerikës Latine Lars Shulc vëren se "Koqe-cimbithja ka qenë në politikën e SHBA, që herët."
Disa, për të qenë më të sigurt, kanë patur frikë se mjetet e tilla delikate nuk janë të mjaftueshme, për shembull, anëtari i kabinetit të Niksonit, Alexander Haig, i cili i kërkoi presidentit "vetëm të më jepni lejën dhe unë do e kthej atë kodosh ishull në një fushë parkimi." Elokuenca e tij ilustron më së miri inatin e vjetër të udhëheqësve të SHBA me " republikën e djallit kubane", frazë që Teodor Rusvelti theshte me tërbim, kur fliste rreth mosgatishmërisë kubane për të pranuar me mirësjellje pushtimin amerikan të 1898, që do eliminonte çlirimin e tyre nga Spanja dhe do i kthente në një koloni.
Historiani i çështjes kubane, Louis Pérez shkruan se
ndërhyrja amerikane, e cila në SHBA cilësohet si një ndërhyrje humanitare për
të çliruar Kubën, arriti këto objektiva : "Lufta kubane e çlirimit u
transformua në një luftë të SHBA-së pushtimit," në "luftën
spanjo-amerikane" në nivele perandorish, që solli errësimin e fitores
kubane mbi spanjollët. Rezultati lehtësoi shqetësimet amerikane rreth
"asaj që ka qënë si mallkim për të gjithë politikëbërësit e Amerikës së
Veriut që nga Thomas Jefferson -. Pavarësia e Kubës"Nuk ka tani shumë debat rreth asaj nëse Kuba duhet të hiqet nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin. Kjo të sjell në mendje fjalët e Tacitit se "krimi kur ekspozohet nuk ka se ku fshihet, veç pas guximit." Në këtë rast ka vetëm një ndryshim, që nuk është ekspozuar, në sajë të "tradhëtisë e intelektualëve."
Pasi mori detyrën pas, Presidenti Xhonson mundësoi uljen e terrorizmit, që megjithatë vazhdoi deri gjatë viteve 1990. Por ai nuk ishte i prirur të lejonte Kubën të jetonte në paqe. Në një rast i shpjegoi senatorit Fulbright se megjithëse "Unë nuk jam për ndërhyrje si ajo e Gjirit të Derrave", nuk e kam gabim që "ajo që duhet të bëjmë është t’ja u cimbithim koqet më shumë se sa kemi bërë deri tani." Duke komentuar, historiani i Amerikës Latine Lars Shulc vëren se "Koqe-cimbithja ka qenë në politikën e SHBA, që herët."
Disa, për të qenë më të sigurt, kanë patur frikë se mjetet e tilla delikate nuk janë të mjaftueshme, për shembull, anëtari i kabinetit të Niksonit, Alexander Haig, i cili i kërkoi presidentit "vetëm të më jepni lejën dhe unë do e kthej atë kodosh ishull në një fushë parkimi." Elokuenca e tij ilustron më së miri inatin e vjetër të udhëheqësve të SHBA me " republikën e djallit kubane", frazë që Teodor Rusvelti theshte me tërbim, kur fliste rreth mosgatishmërisë kubane për të pranuar me mirësjellje pushtimin amerikan të 1898, që do eliminonte çlirimin e tyre nga Spanja dhe do i kthente në një koloni.
Si kanë ndryshuar gjërat pas dy shekujsh.
Ka pasur përpjekje tentativë për të përmirësuar marrëdhëniet në 50 vitet e fundit, të trajtuara në hollësi nga Uilliam LeoGrande dhe Peter Kornbluh në studimin e tyre të kohëve të fundit , “Kanali i pasëm në Kubë”. Nëse nduhet të ndjehemi "krenarë për veten" për hapat që Obama ka marrë është e diskutueshme, duhet thënë se është "gjë e drejtë", edhe pse embargoja e fortë mbetet në fuqi në kundërshtim me të gjithë botën (përjashto Izraelin) dhe turizmi është ende i ndaluar. Në fjalimin e tij drejtuar kombit ku njoftoi politikën e re, presidenti e bëri të qartë se në aspekte të tjera, dënimi i Kubës për refuzimin për tu përkulur ndaj SHBA do të vazhdojë, duke përsëritur pretekstet qesharake.
Të denja për vëmendje, janë fjalët e mëposhtëme të presidentit:
"Me krenari Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kubë gjatë këtyre pesë dekadave. E kemi bërë këtë kryesisht përmes politikave që synonin izolimin e ishullit, ndalimin e udhëtimit dhe tregëtive. që amerikanët mund të gëzojnë kudo gjetkë. Dhe pse kjo politikë ka në themel qëllimet më të mira, nuk ka komb tjetër me ne në vendosjen e këtyre sanksioneve dhe kjo s’ka pasur efekt tjetër, veç i ka dhënë qeverisë kubane një justifkim për të shtuar kufizimet mbi popullin e saj ... Sot jam i sinqertë me ju. Ne kurrë nuk mund të fshijmë historinë mes nesh. "
Duhet të admirojnë guximin mahnitës të këtyre fjalëve, që përsëri na kujtojnë thënien e Tacitit. Obama me siguri nuk është në dijeni të historisë, e cila përfshin jo vetëm luftë terroriste dhe embargo skandaloze ekonomike, por edhe pushtimin ushtarak të Kubës Juglindore për më shumë se një shekull, duke përfshirë edhe portin e saj më të madh, përkundër kërkesave të qeverisë që prej pavarësisë në kthim- një politikë e justifikuar vetëm nga angazhimi fanatik për të bllokuar zhvillimin ekonomik Kubës. Në krahasim me të, marrja e paligjshme e Krimesë nga Putin duket pothuajse pa zarar. Përkushtimi për hakmarrje ndaj kubanëve të pafytyrë që kundërshtojnë dominimin e SHBA ka qenë aq ekstrem, sa nuk janë dëgjuar edhe segmente të fuqishme të komunitetit të biznesit për normalizim – farmaceutikë, agrobiznes, energji - një gjë e pazakontë në politikën e jashtme të SHBA. Politika mizore dhe hakmarrëse e Uashingtonit ka izoluar praktikisht SHBA në hemisferën perëndimore dhe ka shkaktuar përçmim dhe tallje në gjithë botën. Uashingtoni dhe lakejtë mund të pretendojnë se kanë "izoluar" Kubën, si përsëriti Obama, por të dhënat tregojnë qartë se është SHBA që është duke u izoluar, dhe ndoshta kjo është arsyeja kryesore për ndryshimin e pjesshëm të kursit.
(vijon)
No comments:
Post a Comment