Fjala është në përgjithësi për Mesdheun dhe në veçanti, për
Mëmëdheun.
Dikur, kam shkruar, se si
është e mundur, që rajoni më i bukur në botë, ka nxjerrë aq shumë Diktatorë. (e
kam fjalën vetëm për Diktatorët e shekullit të XX-të dhe jo për sunduesit
despotë, të shekujve më parë.) Për të përmendur vetëm aq sa mund të numurohen
nga gishtat e dy dyarve mund të fillojmë me Musolinin, Ataturkun, Frankon,
Salazarin, Hoxhën, Papadhopullin, Titon, Causheskun e të përfundojmë tek Asadët,
Hosni Mubarakun dhe Gadafin. Vetëm prej të sipërpërmendurve janë vrarë gjatë
revoltave, që kanë përmbysyr regjimet e tyre- Musolini, Caushesku dhe Ghadafi.
Të tjerët kanë vdekur në shtretët e tyre duke qënë në zenith të pushtetit dhe
vetëm Mubaraku është gjykur për krimet e tij.
Ka diçka, që është në rrënjë
keq në shoqëritë, që rrojnë përreth Mesdheut edhe pse këto shoqëri ndryshojnë
nga niveli ekonomik dhe kulturor, si dhe nga historitë e tyre. Në një shënim të
tillë është e pamundur të kërkojmë rrënjët më të thella, të cilat janë edhe të
ngjashme por shumë prej tyre edhe të ndryshme, në varësi të zhvillimit historik
të çdo shoqërie. Diçka më shumë mund të qëmtojmë për Mëmëdheun dhe fqinjët e
tij.
Ne kemi qënë për dy shekujt e fundit një vend fisesh dhe bandash.
Të ngjashëm me ne kanë qënë
Greqia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Italia e Jugut. Tribu më të
prapambetura ka pasur në Afrikën e Veriut dhe në vendet e Lindjes së Mesme, që
lagen nga Mesdheu. Në të gjithë hapësirën, që përmenda, ka pasur 5-6 qytete të
mëdha, prej të cilave katër (Kajroja, Damasku, Selaniku dhe Sarajevoja) kanë qënë
nën Perandorinë Otomane, ndërsa Napoli dhe Palermoja kanë qënë qëndra mbretërish
apo principatash shumë të vogla. Në të gjitha këto zona ushtrohej një pushtet qëndror,
që vilte taksa në këmbim të mbajtjes së rendit(me gjithë instuticionet, që
duhen për të) dhe nuk ju ofronte shumë mundësi të tjera të zhvillimit ekonomik
dhe arsimor. Në gjithë hapësirën e Ballkanit Perëndimor dhe Jugor p.sh., kishte
vetëm dy Universitete në shekullin e XIX(ai i Sarajevos dhe i Athinës), ndërsa
shkollat e mesme nuk e kalonin dyzinën. Deri në prag të luftra Ballkanike, në
gjithë hapësirën e sipërpërmendur, ekonomia ishte e gjitha e mbështetur në bujqësi,
blegtori, peshkim dhe zejtari.
(vijon)
No comments:
Post a Comment