Basha ka nisur një fushatë “kundër korrupsionit” të politikanëve dhe për futjen e “veting” për gjithë funksionarët e lartë. Si ide është e mirë dhe e domosdoshme për demokracinë shqiptare. Por jo kur vjen nga goja e Bashës, Berishës apo e Ramës me kompani. Gojët që kanë gëlltitur shumë korrupsion nuk janë më të besueshme për kërkënd. Duhen gjuhë te reja, njerëzish të pastër, që jo vetëm nuk kanë qënë vetë të korruptuar, por as kanë qënë të pranishëm në rrethet ku korrupsioni ka gëluar.
Le të supozojmë se Basha as ka marrë rryshfete për Rrugën e Kombit
apo për tendera të tjera, ose lejet e ndërtimit kur ka qënë në postet e
ministrit të transportit, të brendshëm apo kryetar i Bashkisë së Tiranës. Le të
supozojmë se edhe nuk ka ndihmuar kunatin e tij të “grijë“ para në emër të tij
dhe me ndihmën e tij.
Basha është një i katapultuar në politikën shqiptare nga
Argita Berisha, tashmë e shpallur “non grata” në SHBA për korrupsion të përmasave
të mëdha. I vënë menjëherë ministër i një ministrije ku do derdhej një pjesë e
madhe e buxhetit, Basha ka qënë i preferuari I Berishës, që drejtoi për 8 vite
me “dorë të hekurt” dhe të zhytyr në buxhetin e shtetit. Ishte i pranishëm kur
Meta vidhte haptazi dhe filmohej nga “shoku i besës” Dritan Prifti, ndërsa Zeni
i Saliut “bënte kërdinë“ në Ministrinë e Mbrojtjes me pronat e shtetit.
Lulëzim Basha u vu në krye të PD-së pikërisht për të
mbrojtur nga akuzat e mundshme për korrupsion të klanit Berisha, nga vetë Saliu,
që nuk është çudi që si e vuri tani edhe ta shkarkojë.
Nëse e pyet “ç’bëje ti Lul kur vidhej me të katër duart”
gjatë qeverisjes së PD-së, nuk di se si mund të të përgjigjet?
-Rama ka të drejtë që thotë flija?
-Mundohesha të ruaja pastërtinë e figurës time për të ardhmen
e Shqipërisë?
-Gjatë qeverisjes së PD-së korrupsioni ishte i papërfillshëm?
I dashur Lul edhe pse me një fytyrë “inoçente” ti je po aq
hajdut sa gjithë ata që do të pastrosh nga politika, nëse vërtet e ke
seriozisht!
Nëse Meta, Argita, Rama, Ahmetaj e ndonjë tjetër ka më shumë
miliona euro se ti, kjo nuk të bën ty të pakorruptuar.
Bëji një shërbim këtij vendi dhe shko të jetosh në Hollandë
dhe shijo paratë e vjedhura me djersë!
No comments:
Post a Comment