Lëvizjet e Sali Berishës, “të vdekurit politik që ec dhe flet”, i kanë dhënë shpresë edhe një “kufome politike” tjetër. Ilir Meta ka shpresë të rikthehet në jetën politike me përfundimin e mandatit të Presidentit, dikur nga korriku i vitit të ardhshëm.
Shpresa vdes e fundit!
Nuk ka pse mos shpresojë edhe Ilir Meta. Llogoret e politikës
janë të vetmet që mund ta shpëtojnë nga burgu. Në të kundërt do ishte ngritur
prej disa vitesh dhe të shkonte diku jashtë Shqipërisë bashkë me familjen për të
shijuar paratë e vjedhura nga abuzimet me buxhetin e shtetit shqiptar dhe nga përdorimi
për favore në këmbim të rryshfeteve i posteve qeveritare që ka mbajtur.
Në ndryshim nga Saliu, Ilir Meta nuk ka as anëtarësi partie
dhe as lidhje të forta brenda dhe jashtë vendit që ta mbrojnë. Mbrojtja e tij e
vetme është pasurija dhe tani asaj i është shtuar edhe mundësia e trazirave
politke në Shqipëri dhe Ballkan si rrjedhojë e çorbës “foltoret”. Një ndërhyrje
më agresive e Putin në Ballkan dhe fitoret e pasuesve të Trump në zgjedhjet e
ndërmjetme të 2022 janë gjithashtu fije të tjera kashte pas të cilave mund të
kapet “i mbytyri” Meta.
Eshtë e çuditshme se si reagojnë mediat zyrtare në Shqipëri
ndaj dy “kufomave politike”. Sali Berishën nuk e pyet njeri se kush e financon
lëvizjen e tij, që duhet të ketë kosto jo të vogël, se vetëm qeratë e sallave
janë shumë për një ish qeveritar që deri dje deklaronte disa qindra-mijëra lek
kursime. Njëlloj si nuk pyesnin Metën dhe Kryemadhin se ku i kishin gjetura
paratë për të ndërtuar supervilën e Lalëzit, kur dihej që kishin patur gjithnjë
vetëm rrogat e tyre.
Viti që vjen do ketë disa ngjarje të rëndësishme në jetën politike dhe juridike shqiptare. Nuk dihet nëse Ilir Meta do klithë përsëri për “kokëpalarët” apo “për asgjesim me dron në Malin me Gropa”. Ka shumë të ngjarë që të arrestohet më parë se të shpallet nga Amerika “non grata”, por edhe nëse renditja e këtyre dy ngjarjeve ndyshon, nuk ka asnjë rëndësi as për Metën dhe as për shqiptarët.
No comments:
Post a Comment