Fotot, janë
ndërtime, ose projekte të konsideruara në Britani, si “Arkitekturë e Keqe”. Nuk
janë as në qendër të qyteteve dhe kryesisht janë investime private. Disa janë
ndalur, në një vend ku inisiativa e lirë në ekonomi inkurajohet.
Ne vërtet nuk
jemi Britania, por përsëri jemi në shekullin e XXI. Krahasoni monstrën ngjyrë
“plehu” që po na shesin për Qendër Kulturore, me këto, që konsiderohen
“garbage” në arkitekturën e Ishullit Britanik.
Si mundemi të
lejojmë edhe pas një “idiotësie” si Kulla, që i njëjti arkitekt, ora e të cilit
ka mbetur në vitin 1960 të lejohet të projektojë në qendër me paratë e
taksapaguesve?!
Si mundet, ne
që dikur ju jepnim “ujë në bisht të lugës” jo vetëm atyre që vinin nga qendrat
e Vilajeteve, por edhe nga Stambolli, Athina dhe Roma, sot të na japin mend për
Korçën, ca Artan Lamra e ca Shkrdhela?!!
Ku humbi
fisnikëria e mënçur e Fundove, Mytevelinjve, Turtujve, Merdanëve, Manollarëve,
Kajnove, Tuxharëve, Pilikave dhe sa e sa familjeve të mëdha të sojme e të
shkolluara?!!
Korça është e
të gjithëve! Edhe e këtij “grupi me lanxhukë“, që po e drejton tash 10 vjet, po
çdo gjë e ka një kufi!
Tregojuni që
jeni të mençur dhe kini ende gjak korçari në rremba!
I hidhni në
gjyq!
Ka mundësi që
nga arrogance të kenë shkelur edhe vendime, që kanë marrë vetë!
Nëse nuk ka
mundësi ligjore, bëni një peticion, ku shumica do ju ndjekë!
Nëse nuk
mblidhni dot firma, gozhdojuni bashkë me fëmijët që do ju heqin nga puna, para
llamarinave të valëzuara që kanë rrethuar atë qendër të vyer!
Nëse nuk e bëni
dot edhe këtë, më thërrisni edhe mua e të marrim nga një lugë, e t’i futemi të
hamë të gjithë këtë “bajgë “ të madhe që po bëjnë në mes të ditës në mes të
meidanit!
No comments:
Post a Comment