Një nga pjesët
më të rëndësishme të raportit të sipërpërmendur na ka rënë në dorë këto ditë.
Duket, që hamendjet janë të mbështetura edhe me dokumenta dhe foto të
personazheve të përmendura.
“…Në
përpunimin që bëri ambasada gjermane të të rinjve intelektualë shqiptarë pas
rënies së murit të Berlinit, për të siguruar agjentë të përgatitur mirë, të
cilët do të merrnin në dorë fatet e Shqipërisë pas ndryshimit të sistemit dhe
përfundimit të Luftës së Ftohtë nr 1 u përfshinë dy kategori të rinjsh. Të
përzgjedhurit e parëdo futeshin më 2 korrik 1990 në ambasadën gjermane dhe prej
këtu, të përzjerë edhe me njerëz të pakënaqur nga pushteti, ish të persekutuar,
emigrantë ekonomikëdo kalonin për trajnim në kampet e Shërbimit Sekret gjerman
dhe do përdoreshin si falanga e parë e sulmit drejt ndryshimeve dhe dominimit
gjerman në Ballkanin Perëndimor. Këtu hynin vëllezërit Pazar(Kimi, Niku dhe
Doni)i, të cilët pas mbrritjes në Gjermani refuzuan tëvazhdonin stërvitjen e
rëndë në kampin e Binkelfaumit dhe vazhduan jetën e tyre private në afërsi të
Këlnit, si dhe agjenti “Lekja”, i cili më vonë u martua me një agjente franceze
36 vjet më të madhe se vetja dhe përfundoi si agjent i dyfishtë i Shërbimit
Sekret Gjerman dhe atij Francez, me detyrë speciale në konfliktin libian, ku ka
luajtur një rol shumë sinjifikativ në nxjerrjen nga tombinoja e rrugës e
kolonel Gadafit. “Lekja” kishte mbaruar inxhinieri miniera disa vjet para Mero
Bazes, që dyshohet të jetë një tjetër agjent i dyfishtë gjermano-amerikan. Në
grupin e dytë të quajtur “elitashfahen”, ishin përzgjedhur të rinjtë më
inteligjentë, të cilët do shkonin në Gjermani të padokumentuar për t’i shpëtuar
]do lloj zbulimi nga ana e UDBsë dhe Sigurimit Shqiptar, që si dihet ishin në
bashkëpunim të ngushtë.
Këshut, në
verën e vitit 1991, Nikollaq Aleks Peleshi,la Tiranën ku kryente studime në
Degën e shumë lakmuar të Elektronikës dhe nisi rrugëtimin, e përcaktuar
më parë nga eprorët e tij, pasi kaloi nëpërmjet Greqisënë Turqi dhe prej aty në
Ukrainë dhe duke ndjekur “udhën e patateve” në Poloninë Lindore arriti në Drezden,
prej nga i shoqëruar nga tutori i tij, filloi veprimtarinë e tij
stërvitore-agjenturore në kampin e regugjatëve Tempelhof, ku sipas sugjerimit
të tutorit të tij, kolonelit Franc Von Kakenbauer, hyri në marëdhënie me
emigranten boshnjake, avokaten Semiha Gorovac,(të cilën e thërriste me
përkëdheli Semi) e cila gjithashtu i përkiste grupit “elitashfahen” të Bosnjës
dhe që më vonë u kthye në Sarajevo, ku shërbeu për disa vjet edhe si Kryetare e
Bashkisë së Sarajevos…”
No comments:
Post a Comment