Ti thua me të kuqe
më vish ,
Në këtë valle bore
të bardhë
Të feks mes
rrëzëllimit të kristaleve,
Si një shëmbëllim
perish,
Të Mesdheut të
largët të dukem,
Peritë që ngjiten
majave mbi det,
Duke kënduar,
Shtatpërkundura në rradhë.
Mbi këmishë,
Më pri një pjesë të
ngjajë si zemër,
Sa gjoksin që pëlqen
ta shohësh;
Dy xinxifilet do të
le t’i prekësh,
E me dhelet e tua ti
më tej të më joshësh.
Më pas zjarri i
shenjtë t’na përfshijë,
Si i ëmbli lëng që del hardhish,
Të puthemi,
Të dehemi,
Të rregëtijmë;
Të gjithën me të
kuqe ti më vish!
No comments:
Post a Comment