Një “mëkat” po aq i rëndë sa ngritja e Kullës Vrojtuese po nis të ndërtohet në qendër
të Korçës. Qytetarët janë kureshtarë, por dhe disi të ngurosur. Intelektualët
dhe specialistët parapëlqejnë të flasin në rrethe të ngushta, ose para filxhanëve
të kapuçinove, por hezitonë të hapin bisedën, kur kanë pirë disa dopio raki se
tremben mos ju ndizet gjaku dhe dalin e protestojnë para Bashkisë. Ndonjë
portali me qendër në qytete, duket që i është “zënë gryka” me ndonjë kockë të
hedhur nga zv.kryeministri.
Korça duket më e pafuqishme se kurrë!
80 vite më parë, proejkti i Bashkisë, i finanacuar nga
Qeveria e Mbretërisë, i ishte besuar arkitektit Italian Florestano Di Fausto,
një arkitekt i mirë në vendin e tij dhe me shumë projekte në Tiranë. Ishte
projektuar me frymën e neo-klasiçizmit, sikundër janë ministritë në Tiranë dhe
me një dekoracion arkitetkturor më të rënduar, që e bënte të ngjashëm me neoklasiçizmin
e mëvonshëm sovjetik, që në Tiranë e ka shembullin në Komitetin Qendror.
Nuk përputhej me frymën lakonike dhe më moderne të ndërtimeve
të Korçës.
Në Këshillin Bashkiak, e hodhën poshtë trajtimin e jashtëm
dhe kërkuan, që për të njëjtën planimetri, të formuloheshin fasada më të kohës
dhe në përputhje me racionalizmin e arkitekturës korçare. Ashtu u bë!
Sot, kemi Pallatin e Kulturës , që shumë shpejt do rikthehet
në Bashki.
Pas tetë dhjetvjeçarëve, të gjithë jemi bërë dele, që na
“bie me stap” një çoban në Tiranë dhe na shpie në gojën e ujkut Pitë Uillsën.
Një volum i panevojshëm, i gabuar, tejet i shëmtuar po
ngrihet jashtë çdo logjike urbanistike, me qëllimin e vetëm, që disa fonde të
akorduara nga Qeveria të sjellin një rotacion të çuditshëm të institucioneve.
Ajo pjesë e Qendrës së qytetit është e formuluar dhe qoftë
mirë apo disi jo keq, nuk mund të mbajë më volume të mëdha të përhershme. Ndërhyrjet
mund të jenë ose me elementë arkitekturorç tç përkohshëm, ose me struktura
transparente, që gjithsesi nuk bëhen dominuese.
Vëllimi i ri, bllokon pamjen e Katedrales kur njerëzit shëtisin
në bulevard Republika drejt jugut, duke pasur një mbivendosje të pakëndshme të
dy elementëve arkitekturorë të ndryshëm.
Edhe në drejtimin tjetër, eliminohet pamja e një zgjidhje të
logjikshme urbanistike, e arritur me projektin e banesës së shkallëzuar, që
shkrihej gradualisht me ndërtimet e ulta të qytetit dhe një kohesisht lejonte të
soditej lindja e diellit mbi Moravë.
Ka edhe të tjera faktorë arkitekturorë dhe urbanistikë, që e
bëjnë të gabuar këtë ndërhyrje.
Edhe në vetë projektin e firmës gjermane në vitin 2009, nuk
kishte një vëllim të kësaj madhësie në atë vend.
Mbi gjithë këto, trajtimi arkitekturor është jashtë çdo
standarti bashkëkohor. Të kujton projektet e zyrave nëpër kooperativat e mëdha
dhe Ndërmarjet Bujqësore të periudhës së Diktaturës. I gabuar, i varfër,
shterp!
Mbase ka ende kohë kohë për ta ndaluar!
Mos i besoni më Bashkisë!
Mos lejoni Pit Uillësn të lerë një “bajgë“ tjetër në Korçë!
Mos u gënjeni nga ata që thonë lart e poshtë se Muzeu u
nominua si projek i vitit 2017!
Do na kushtojë shumë më shumë t’i prishim nëse do jemi në
gjendje t’i prishim ndonjëherë!
Arkitektë, dehuni njëherë kolektivisht dhe bëhuni burra si
ata të viteve ‘30!
Lidhuni për dore në qendër të qytetit tonë dhe ndalini!
No comments:
Post a Comment