Një dokument i rëndësishëm, që mund të përmbysë ekuilibrat
politike shqiptare, pritet të publikohet në prag të zgjedhjeve të përgjithshme
të vitit 2017. Eshtë fjala për një studim disavjeçar të Myftos në bashkëpunim
me gazetaren Mirka Velinovska për ndikimin gjerman në poitikën shqiptare dhe mënyrën
se si është arritur. Në saktësinë e studimit ka ndikuar intuita politko-komplotiste e Myftos dhe shtënia në dorë nga Velinovska e një numuri të madh dokumentash sekrete të disa shërbimeve inteligjente perëndimore dhe lindore.
Eshtë arritur në përfundimin se Niko Peleshi, zv.kryeministri i vendit, është agjent gjerman prej vitit 1991.Më poshtë po ve disa paragrafë të studimit të cilin nuk kam mundur ta gjej dot të plotë:politike shqiptare, pritet të publikohet në prag të zgjedhjeve të përgjithshme
të vitit 2017. Eshtë fjala për një studim disavjeçar të Myftos në bashkëpunim
me gazetaren Mirka Velinovska për ndikimin gjerman në poitikën shqiptare dhe mënyrën
se si është arritur. Në saktësinë e studimit ka ndikuar intuita politko-komplotiste e Myftos dhe shtënia në dorë nga Velinovska e një numuri të madh dokumentash sekrete të disa shërbimeve inteligjente perëndimore dhe lindore.
“…Familja Peleshi është degë e familjes teutone të Baronit Jozeph Von Palesch nga landi i Vestafalisë gjyshi I të cilit kishte dërguar në shekullin e shtatëmbëdhjetë njërin nga
djemtë për tu vendosur në Durrës, në më nyrë që Paleschët të kishin një dalje në
Adriatik pasi kishin përkeqësuar marëdhëniet me doxhët e Venedikut, për shkak
një borxhi të pakthyer, borxh ky i marrë në rrethana shtrëngimi nga këta të
fundit ndaj atyre të parëve. Nuk dihet se pse xhaxhai i baronit nuk u vendos në
Durrës si e kishte porositur i jati, por në Kavajë, ku mendohet që ka pasur një
histori dashurie me një vajzë të fisit Moisiu, nga e cila ka lindur një djalë illegal,
që pas të gjithë të dhënave duhet të ketë qënë katragjyshi i aktorit të famshëm
shqiptar Aleksandër Moisiu, i cili gjatë karrierës së tij në Austri dhe Gjermani
është ndihmuar fshehtazi edhe nga pasardhësit e baronit Von Palesch. Pas
skandalit, gjermani Palesch, që nuk pranonte përgjegjësitë, që rridhnin nga
lindja e fëmijës së paligjshëm, u detyrua të largohet nga Kavaja dhe të
vendoset në Voskopojë, që ishte atë kohë qyteti më i madh shqiptar ku martohet
me një vajzë nga të fisit Kavalioti, të njohur për lidhjet e tyre me shoqëritë
e fshehta masone. Nuk është e sigurt nëse xhaxhai i baronit hyri ose jo në
llozhën masonike V2 të Voskopojës, por nuk është e sigurt gjithashtu nëse me urdhërin e Kryemjeshtërit mason, dy breza më vonë mbiemri u kthye nga Palesch (në shqip Palesh) në Pelesh, mbiemër që është i mbajtur i pandryshuar deri në ditët e sotme…”

(Vijon)
No comments:
Post a Comment