Por më e çuditshëme është fundjava në Tiranë, edhe pse nuk duket që ‘tronditja” të ketë ardhur si rrjedhojë e dukurisë “The Donald”. Më tepër duken si “ethe” parazgjedhore, por që kanë shpënë temperaturat mbi 41 gradë, në shtabet e politikës të tre partive kryesore.
A mori fund Aleanca e hajdutëve dhe Qelbësirave, apo janë sherret për Pazarin e Madh të 18 Qershorit?
Në gusht, Qeveria Rama 1 gati u rrëzua, po të mos kishin ndodhur disa blerje të deputetëve të partive të tjera, që i garantuan Ramës vazhdimin e qeverisjes. Koalicioni, me gjithë acrimin maksimal, që u ndje në fjalën e Metës, ku përmendte BURGUN për të gjithë, vazhdoi edhe për 6 muaj të tjerë.
Mos është e njëjta fjalë, që ka sjellë këtë histeri mes aleatëve dhe kundërshtarit të tyre?
Berishës i përmendet hapur burgu(së bashku me Zenin) për aferën e CEZ; Meta kërkon Mbledhjen e Këshillit të lartë të Sigurisë për burgimin e Balilit(kupto më shumë për ata që e kanë mbrojtur); Gjylameti I tregon burgun Mimës; një kontrabandist si Koka deklaron se policia e Durrësit dhe Dako, përgatiten të vjedhin votat(dhe për këtë duhen futur në burg); dhe kulmin e arrin Vasili, që akuzon Ministrin e Brendshëm që po përgatit futjen në burg të deputetëve të LSI-së, me akuza të sajuara për drogë!!!
Duket që të gjithë kanë arritur të mos fshehin dot më atë që e ka ditur me kohë ky popull, se meritojnë të shkojnë në Burg, të gjithë! Ndaj po tregojnë me gisht njëri tjetrin!
Java nisi me shkarkimin e Manjanit të Drejtësisë(së vjetër) dhe deklaratat e tij kundër Ramës dhe ministrave dhe lidhjeve të tyre të drejtpërdrejta me Balilin apo me mafiozë të tjerë.
Diçka e madhe ka ndodhur me reformën në Drejtësi.
Në rast të mosmarrjes së një numuri të madh deputetësh, Ilir Meta nuk mund të sigurojë dot jo vetëm postin e kryeministrit, por as atë të Presidentit, që mund të jetë oferta maksimale parazgjedhore e Ramës. Vetëm këto dy poste e garantojnë për të mos hyrë në burg gjatë katër viteve të ardhshme.
Por burgun po e përmendin edhe për Ramën, bile spekuluesit e të Djathtës flasin edhe për një burgim të mundshëm të tij në Amerikë, gjë që bëhet vetëm për të mashtruar simpatizantët më të trashë të tyre, se edhe bufi e kupton, që s’ka se si të akuzohet Rama për “blerjen” e biletës për drekën e mbledhjes së fondeve për fushatën e Obamës.
Duket, që gjatë këtij viti, në politikën shqiptare do dominoë fjala “Burg”, në dallim me “Reforma në Drejtësi”, që dominoi gjatë 2016-ës, “Tom Doshi” më 2015 dhe “Rilindja” më 2014.
Duket që laku po mblidhet.
Mbase, Donald Lusë, i duhen kërkuar fonde ndihmë nga SHBA, për ndërtimin e një burgu të ri për “kravatsat” tanë.
No comments:
Post a Comment