Vazhdon më poshtë një pjesë tjetër e studimit
Myrto-Velinovska, rreth agjenturës gjermane në vilajetin e Manastirit dh eveçanërisht
në Kazanë e Korçës:

“…Për mospërmbushje të
porosive të të atit, familja Von Palesch hashaovi(bëri hasha) degën Voskopojare
të saj duke e përjashtuar nga trashëgimia e sipërfaqeve të mëdha të tokave bujqësore
në afërsi të Lippes, gjë që solli një shkëputje njëqindvjeçare deri në vitin
1793, kur djali i dytë i stërnipit të gjemanit, që dikur kishte lënë me barrë
një vajzë të fisit Moisiu, hapi një dyqan të vogël në Pazarin e Korçës ku qepte
dhe shiste poture, qillota dhe takije shajaku. Revolucioni Francez, kishte
ngjallur frikë në aristokratët e Prusisë, nën të cilën ishin atë kohë feudalët
e Vestfalisë dhe familja Palesch. Një përfaqësues i tyre ndërmori një udhëtim të
fshehtë në vilajetin e Manastirit dhe pas bisedimeve me Valiun, mendohet se është
takuar në Korçë edhe me shajakistin Peleshi të cilit i ka ofruar ndihmë në të
holla duke i kërkuar, që të krijojë kushte për një evakuim të mundshëm të të
gjithë familjes së zgjeruar gjermane në rrethinat e Korçës në rast të një shpërthimi
të mundshëm të një revolucioni borgjez në Gjermani. Me këto të holla u ndërtua shtëpia në lagjen e Peçove dhe u blenë disa troje ndërtimi në lagjen Barç të Korçës.Gjatë këtij udhëtimi në
Manastir, Pogradec dhe Korçë është krijuar rrjeti filogjerman i Nukeve Millojve
dhe Peleshëve, nga e cila kemi edhe shprehjen lapidare që ka arritur deri në
ditët tona: “Tre familje të sigurta dhe potente ka në Korçë dhe ato janë Nuket,
Millojtë dhe Peleshët.”
Me përfundimin e porosive të të atit, familja Von Palesch hashaovi(bëri hasha) degën Voskopojare

luftrave napoleonike dhe për shkak të aleancës turko-prusiane, veprimtaria e
Peleshëve u kanalizua në kategorinë e celulave letargjike,sikundër quhen ato njësi
të shërbimeve sekrete që aktivizohen pas më shumë se një shekulli. Në
dokumentat e shërbimit të fshehtë prusian, celula e Korçës quhet si
“forflyhtengisten”, që pak a shumë në gjermanishten e sotme, mund të përkthehet
si “shpërthimi i ngadalshëm i rigonit”, gjë që vërteton katërcipërisht teorinë
e agjenturës së vjetër gjermanike, në kazanë e e Korçës dhe përfaqësuesit
kryesorë të saj. Ka patur një aktivizim të pjesshëm të celulës gjatë Luftës së
Parë Botërore, që konfirmohet nga raporti rreth takimeve të ‘forflyhtengisten”
me Sali Butkën, takime të cilat farkëtuan aleancën e këtij të fundit me ushtrinë
austro-hungareze. Këtu mendohet se ka pasur një ndërhyrje për dobësimin e fuqive
të Antantës, me porosi nga Gjermania, që ka sjellë arrestimin dhe ekzekutimin e
Themistokli Gërmenjit dhe që shpjegon ftohtësinë e tyre të mëvonshme ndaj Evdhoksisë
dhe alergjinë moderne të Niko Peleshit për “Villën Themistokli”…

(Vijon)
No comments:
Post a Comment