Vjeshta
e dytë ka qënë shumë e çoroditur për Njerëzimin.
Studiuesit
po rigërmojnë “fletorkave” të Nostradamusit, për të zbuluar shkaqet e këtij
kaosi të paparë, por ende nuk janë në gjendje të lidhin ngjarjet që kanë qënë në
origjinë të tij. Diçka jo të plotë kanë dhënë përkrahësit e teorisë të
“butterfly effect”, por edhe ata kanë mospërputhje mes metodologjisë dhe
renditjes të ngjarjeve në hapësirë.
Pakkush
di që gjithshka nisi në Korçë.
Me
vendime racionale të nëpunësve të llogjikshëm, qyteti u përfshi nga një valë
transfertash.
Në
fillim Muzeu Mesjetar la Kishën e Mitropolisë, në të cilën do vendoset tashmë
Myftinija,tek e cila mendohet tëshkojë Këshilli i Qarkut. Teatri deri nëpërfundim
të restaurimit transferohet tek ish-Rakoja, Prefektura shkon ku ishte
Bashkia,kjo e fundit tek Pallati i Kulturës, PallatiiKulturës shkon në Sahati dhe Sahati në Biblioteka eVjetër. Në
Prefektura shkon Biblioteka e Re deri në ngritjen e një Biblioteke më të Re,dhe
vendin e saj do e zerë pas ndërtimit Shtëpija e Fëmijëve, në godinën e sëcilës në
tëardhjmen me projekt të Peter Uillsën,do përshtatet Muzeu “Peleshi”.
Pas
gjithë këtyre rrëmujërave, Akademia e Stokholmit, çmimin “Nobel” në letërsi, në
vend t’ja jepte Kadaresë ja dha një këngëtari.
Dhe
pastaj themi pse fitoi Trampi?!
No comments:
Post a Comment