http://kuendemi.blogspot.ca/2016_06_01_archive.html
5 muaj më parë, kam shkruar rreth asaj, që e priste botën pas fitores së Hillërit. Pak a shum, një gjendje e njëjtë, e zymtë, me luftra që ndizen e shuhen sipas interesave gjeopolitike të korporatave dhe lojtarëve të tjerë kryesorë; thellim të hendekut midis të pasurve dhe të varfërve në gjithë botën dhe rritje të buxheteve ushtarake.
Parashikimi i im ishte plotësisht i gabuar. Në vend të viteve ‘të mërzitshme” do kemi tani vitet e surprizave të Tramp.
Arsyet e kësaj, që posa ndodhi, janë disa shumë të qarta dhe të tjera më të fshehura, por ato mund të ndihmojnë politikanët amerikanë për fushatat e vitit 2018 dhe 2020 dhe nuk kanë ndonjë rëndësi për atë që mund të ndodhë në botë pas 20 janarit 2017.
A është Presidenti amerikan njeriu më i fuqishëm në botë?
Unë mendoj, që pohimi i kësaj pyetje duhet të jetë shumë relative dhe ndoshta si pyetje duhet ndërtuar, se a është qveritari më i fuqishëm në botë.
Natyrisht, edhe plotësisht një kukull në duart e “zotërve” të kësaj toke ai nuk është, por një gjë është e sigurt, se fuqia e tij nuk është absolute. Sistemi i ndarjes së pushteteve ‘check and balance” e bën këtë të qartë edhe për ata, që shohin vetëm fasadën, sepse në prapaskenë ka edhe të tjerë “lojtarë“, që mund t’i kujtojnë Presidentit se deri ku e ka ]apin. Rasti i Obamas ishte më i qarti. Ai ngjalli shumë shpresa dhe thuajse i zhgënjeu të gjithë mbështetësit. Gjatë viteve të Presidencës së tij, të pasurit u bënë më të pasur dhe vatrat e luftës në botë nuk u shuan.
Ka disa faktorë që e bëjnë Presidencën e tij më të paparashikueshmen.
· Tramp deri tani nuk ka paraqitur një program të qartë se ]do bëjë dhe se si do i bëjë. Fjalimet e tij demagogjike janë të mbushura me thirrje kundër ISIS, emigrantëve, Kinës, sistemit shëndetsor të Obamas, peshës financiare që mban Amerika në organizmat ndërkombëtare, por nuk kanë asgjë edhe në vija të trasha, se si do shkatërrojë ISIS, a do dalë nga organizmat ndërkombëtare e të tjera si këto. Fjalët e tij ishin melodi e këndshme për veshët e amerikanëve e bardhë të pashkolluar, që urrejnë të zinjtë dhe emigrantët, por edhe ai vetë nuk i beson se janë gjëra të dobishme për vetë Amerikën. Ndaj është plotësisht e mundur, që ve] ndryshimit të sistemit shëndetsor, Tramp do vazhdojë në gjithë fushat e tjera politikat e deritanishme.
· Si natyrë ai është i paparashikueshëm, ose më mirë të themi jo plotësisht stabël mendërisht dhe emocionalisht. Nuk është e ]uditshme , që nga humori i momentit, ai të acarojë marëdhëniet me aleatët, ose të bëjë lëshime ndaj udhëheqësve autokratë, ndaj të cilëve ndjen simpati se i shikon si “burra të fortë“ të ngjashëm me të.
· Vizioni i tij mbi Amerikën dhe rolin e saj në botën e sotme të globalizmit është i paqëndrueshëm. Ai luhatet mes proteksionizmit në ekonomi dhe intervencionizmit në politikën e jashtme, bile këtë të fundit do edhe ta realizojë me paratë e të tjerëve. Presidentët e pasluftës, nuk kanë qënë as naivë dhe as bujarë, por kanë pasur të qartë se nëse duan të diktojnë politikat ekonomike në botë në dobi të SHBA, duhet të kenë edhe qesen e zgjidhur për NATO-n, Bankën Botërore dhe FMN-në, apo për aleanca të tjera ushtarake. Tramp do të jetë edhe “bully” dhe këtë ta bëjë duke detyruar të tjerët të paguajnë.
· Tramp gjatë fushatës ka fyer shumë njerëz të rëndësishëm në botë duke nisur nga Papa e duke përfunduar në kryeministra të vendeve jo të mëdha. Gjithashtu shumë politikanë të huaj me zë të lartë ose nën zë janë shprehur negativisht për të. Marëdhëniet prej 2017 e tutje me ta m und të përkeqësohen ose jo. Sepse Tramp është Tramp.
· Vitet që po vijnë, kanë brenda surpriza të këndshme ose jo edhe për arsye të udhëheqsve të tjerë të paparashikueshëm në botë, si Putin, Erdogan, filipinasi Duerte apo edhe Bibi Netanjahu. Duke shtuar këtu Kinën, Pakistanin, Indinë dhe Iranin, do jetë shumë e vështirë të parashikohen provokimet dhe reagimi amerikan ndaj tyre. Deri tani, Amerika kishte një linjë të përafërt me Europën, Japoninë dhe vende të djera me demokraci të zhvilluar, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për administratën e Tramp.
· I paqartë është edhe qëndrimi që do mbajë administrate e re ndaj racizmit që po shfaqet ]do ditë e më shumë në Amerikë. Nëse ai do aplikojë politika policore si ato të Rudi Xhulianit dikur në Nju Jork, ndaj zezakëve dhe keqbërësve të vegjël, rrezikon të krijojë përplasje të mëdha sociale brenda vendit, që mund të shpien në zhvillime nga më katastrofiket.
E megjithatë, duhet thënë se “che sara, sara”. Populli amerikan e zgjodhi, ndaj përgjegjësia bie mbi të gjithë Amerikën. Askush nuk duhet të dalë I larë për ato që do ndodhin.
No comments:
Post a Comment