(vijim)
Ndërkohë, Blushi
kishte një lloj eskluziviteti në Korçë dhe ishte sin jë lloj kujdestari i saj.
Kishte disa vjet, që ishte kthyer metoda e Partisë së Punës, ku anëtari i
byrosë Politike, apo i Komitetit Qëndror, që mbulonte një rreth, ishte I
plotfuqishëm në atë pjesë. Në vitet e para të “demokracisë“ pushtetarët lokalë
kishin më shumë pavarësi nga Tirana. Kujdestari I PD-së ishte ministri Bode, me
të cilin Blushi mbante marëdhënie të mira edhe pse i partisë ”armike”.
Mes punëve më të
“frytshme”për ata, që merren me politikë, kanë qënë ndërtimet dhe deri në atë
periudhë, kriza e 2008-ës nuk kishte filluar të ndjehej në Shqipëri. I
deleguari Blushi , pas disa “dështimeve” të Peleshit në miratime objektesh në
qendër, kishte sugjeruar të përdorej modeli Rama, me konkurse kombëtare dhe
afrim të arkitektëve të huaj, me projektet e të cilëve publiku manipulohet më
lehtë dhe çdo gjë që duan të arrijnë bashkiakët bëhet më e lehtë dhe më e
fshehtë. Rama ja kishte arritur të bënte ç’të donte me projektet “franceze” dhe
“belge” dhe e njëjta gjë nisi edhe në Korçë, me projektin fitues të Qendrës,
nga firma gjermane e arkitektit Uillsën. Blushi ishte në jurinë e emëruar prej
tij dhe Peleshit. Edhe pse më dukej e panevojshme pjesëmarrja e tij, nuk e
parajykova pa parë projektin. Më pas, ndjeva përbuzje për këtë njeri të
kulturës, që vjen nga një famije e kulturuar, që pajtohej me ndërhyrje shumë
brutale në Qendrën e Korçës, thjesht për interesa ose për të ndihmuar në
interesat e mbështetësve të tij. Mu duk po aq i keq dhe i dëmshëm sa Edi Rama,
të cilin po mundohej ta godiste për mungesë parimesh dhe mosmbajtje fjale. U
binda , që kishte karakteristikat më të këqija të racës së politikanëve
shqiptarë, me prapaskena për të fituar materialisht, me mungesë idealizmi dhe
parimesh, me idenë e nguitur, se prona publike është një lopë, që do mliet,
ndaj o burra të nxitojmë kush ta mjelë më parë. Sigurisht, që “teatri”
i veprimeve të Blushit ishte shumë më i vogël se ai ku vepronin Berisha, Rama,
Bode, Topalli e të tjerë. Ndërtimet në Qarkun e Korçës, nuk përbënin as 3% të
atyre , që ndërtoheshin në gjithë Shqipërinë.
Por le t’i kthehemi
“luftës” së tij me Ramën në vjeshtën e vitit 2009.
Blushi ishte kundër
manovrimit të Ramës(me betejën e kutive), jo thjesht për interesin e karrierës
së tij brenda PS-së, por se dukej, që beteja e kutive do ishte joproduktive dhe
veç do harxhonte energjitë e opozitës, pa sjelë asnjë përfitim as në planin
kombëtar dhe më pak akoma në atë ndërkombëtar, ku protesta të tilla shihen si
përpëlitje inatçore të humbësve. Gjithsesi, brenda PS-së, përkrahësit e tij nuk
shtoheshin jo vetëm sajë intrigave të Ramës, por se dhe fryma mes karriristëve
të tjerë, që luftonin për poste ishte që “Blushi e bën këtë që të zgjidhet vetë
kryetar”. Marëdhënia me Ramën ishte plotësisht e krisur, ndaj ai formoi së
bashku me Islamin dhe Malajn “Lëvizjen e Mendimit Ndryshe” brenda PS-së.
Në Shqipëri,
fraksionet brenda partive, gjithmonë kanë përfunduar ose me përjashtime, ose me
formimin e partiçkave të vogla. Në Parti, nën Diktaturë, ka pasur vetëm Një
udhëheqës, që sjell diellin dhe hënën dhe të tjerët ose duhet të binden, ose
duhet të përfundojnë keq. “Lëvizja e Mendimit Ndryshe”, për këtë arsye, por
edhe për shkak të kredibiitetit të pamjaftueshëm të 3 deputetëve, u tret si
kripa në ujë. Për arsye që nuk dihen mirë, Blushit ju dha mundësia të mbetej
brenda Partisë, si i deleguar i saj në Qarkun e Korçës dhe i garantuar për
listat e hapura të vitit 2013.
(vijon)
No comments:
Post a Comment