Ende, pas 18 muajsh fushatë intensive, nuk kam arritur të kuptoj se ç’i duhet thuajse 70 vjeçares Hillëri Rodhëm Klinton Shtëpia e Bardhë.
T’i shërbejë vendit të saj?
Këtë nuk e besoj se nuk më duket natyrë, që përgjërohet për t’i shërbyer vendit dhe popullit të saj.
Për para?
Edhe kjo nuk ta mbush mendjen, se ish Zonja e Parë mund të fitojë më shumë duke mbajtur fjalime në mbledhje pasunarës ose duke ligjëruar nëpër universitete se sa prej rrogës si Presidente. (Në Amerikë Presidentët nuk merren me tendera rrugësh dhe koncensione në mjekësi.)
Të krijojë një Dinasti Klinton në politikë?
Nuk ka shumë të ngjarë, se në të kundërt do kishte lindur shumë djem e vajza për të vazhduar karrierën e prindërve, ose nëse kjo do ishte e vështirë për të (jo për Billin) do kishte adaptuar si Zholi një tufë shumëngjyrshe kalamajsh.
T’I tregojë gjithë botës se ka qënë dhe është më e zonja se Billi?
Për këtë kanë qënë të mjafta deklaratat e Billit që në kohën e fushatave elektorale për guvernator të Arkansas dhe deri më sot.
E detyruar nga ndonjë rreth i fshehtë masonësh apo illuminati, në të cilin bën pjesë?
Kjo teori mund t’ju mbushë mendjen Kastriot Myftarajt dhe gjithë konspirativistëve të tjerë, por mua, edhe sikur të më shkone në mendje ta pranoja si mundësi , do më hidhej në grykë avokati im.
Të flirtojë me stazhierët që do punojnë në Shtëpinë e Bardhë, për tu hakmarrë ndaj tradhëtisë të të shoqit me Monika Luinskin?
Hillëri ka pak gjasa të jetë akoma në gjendje të ndjejë kënaqësi për flirtime, “ljubbjoçka” të lehta apo të rënda, tani që po mbush 70 edhe po ta ketë në maksimum ndienjën e hakmarrjes.
Të hyjë në histori si e para grua në krye të shtetit më të fuqishëm që ka njohur deri më sot njerëzimi?
Këtë ëndërr Hillërit ja kanë përkundur edhe të tjerët, që në kohën e angazhimeve të saj politike, kur ishte studente në Harvard. Gatë 8 viteve në Shtëpinë e Bardhë, ajo ka qënë gjysëm e dehur nga “pushteti i pamatë“ I Presidentit të Shteteve të Bashkuara, një dehje kjo që nuk del lehtë. Për më tepër kur është e shoqëruar edhe me libra jetëshkrimorë para e pas vdekjes, monumente bronxi jo vetëm në Kosovë, emra aeroplanmbajtësesh apo planetesh të zbuluar rishtas, apo më tepër akoma, krahasimi me Kleopatran, Katerinën e Madhe, Mbretëreshën Viktoria apo Anxhela Merkel. (Më shkoi në mendje të rendisja mes tyre edhe Shoqen Shenka, por e di që do akuzohem pa të drejtë si maskilist.)
Ndoshta kjo e bën pensionisten Klinton, që në vend të rrijë e të shkruajë kujtimet, të shijojë në qetësi ndrrimin e stinëve, të kundrojë me të shoqin ose me miq të afërt vende që nuk i ka vizituar më parë, të këshillojë të bijën dhe të rinjtë e tjerë që duan të hyjnë në politikë se ç’gabime të evitojnë, që merr ‘sokakët” e Amerikës për 18 muaj dhe të shtrëngojë miliona duar, të përqafojë pa qejf mijra njerëz, të përsërisë deri në ngjirrje të njëjtat fjalë, të dëgjojë mijra sharrje ndaj saj dhe të shoqit.
Suksese xhiko Hillëri!
Pas kaq shumë sakrificave, vërtet meriton të hysh në Zyrën Ovale dhe në Histori!
No comments:
Post a Comment