Ne jemi një vend i varfër. (Jo në pasuri natyrore dhe
minerare, se për ato mbajmë vendet e para, të dyta e të treta në botë për frymë popullsie por mbetemi një vend me
ekonomi të varfër, se pa ekonomi s’mund të jemi.)
Kemi edhe një shtet të varfër, që deri tani ka hyrë në borxh
rreth 70% të GDP-së dhe për ta shlyer edhe pas një bumi ekonomik do na duhen
edhe disa dhjetvjeçarë.
Po kemi një pasuri , të cilën mund t akthejmë shpejt në
burim financiar. DOSJET.
Ligji për Dosjet, duhet të jetë një ligj , që të vendosë
paqe dhe njëkohësisht të jetë edhe fitimsjellës për shtetin dhe shoqërinë
shqiptare.
Duhet vepruar si në Mesjetën e vonë me Indulgjencat.
Të interesuarit duhet të kenë të drejtë t’I blejnë dosjet
dhe paratë e blerjes të shkojnë në buxhet të shtetit. Një komision I vetëm për
të bërë vlerësimin në monedhë të dosjeve, sipas gjynaheve, që mbahen fshehur
dhe asgjë më shumë.
Në rast se për një dosje ka disa të interesuar, që të hapet
apo të mbyllet, atëhere mund të veprohet me ankand dhe vendimi shkon në
drejtimin e atij, që paguan më shumë.
Sikur vetëm 10 mijë dosje të kenë mbetur pa u asgjesuar, me
një çmim mesatar prej 5 mijë euro(sa merrte e arrestuara Tabaku për një emërim
në arsim), në buxhetin e shtetit shkojnë rrumbullak 50 milion euro.
Po a mund ta paguajnë këtë ish bashkëpunëtorët, që sot janë
të varfër?
E po edhe fukara edhe spiun, ç’të të bëjë ty shteti
shqiptar!
Rri i turpëruar deri në fund!
No comments:
Post a Comment