Sunday, 24 April 2022

Malli per guret e sokakut




Nuk di nese vertet te merr malli per guret. Te pakten deri tani nuk kam ndjere mall per to dhe jo vetem per te zakonshmet e kalldremit, por edhe per guret e Shen Gjergjit te mbetura ne kendin sportiv, ku dikur hidhej kryqi dhe as per shatervanet e famshme te gdhendura nga duart e fisnikut Kristaq Papaargjiri. Sa per skulpturat e gurta te rrjeshtuara idiotesisht diku para Pallatit te Sportit “Tamara Nikolla” (nje prej tyre dhe rrotullohet) nuk ka si te me marre malli, se jane vendosur shume kohe pasi kam ikur nga qytetit me kalldreme.

Kadareja ka shkruar dikur “Kronike ne gur”, per te cilen edhe Dulla shkruante se kur e merrte malli per Gjirokastren lexonte vepren e shkrimtarit me te madh gjirokastrit. Nuk me kujtohet me hollesi as vepra e shquar, madje me shume kujtoj intermexot e saj pikante. Per kalldremet e qytetit tim ( me mire per fizionomine e shoqerise se Korces) nuk di te them se kush ka shkruar me mire- Lacoja...Postoli...Natasha Lakoja... Gramenoja apo dikush me i ri, te cilin nuk kam pasur fatin ta njoh. Gjithsesi qytetit im eshte shume kompleks dhe shume i ndryshuar ne 150 vjetet e fundit. I mbetur thuajse pa fizionomi te caktuar. Nuk ka as “kafe me dylbi”, as stere qe tingellojne zera te ferrit dhe as shtepi qe te kujtojne centauret. Qyteti im eshte qytetit I te pakenaqurve.

Mjekra e tij (jo ajo e parruara) eshte shtrire teposhte dhe I ngjan gjithnje e me shume mjekres se gjate te Nicolo Dilanas po pa buzeqeshjen e tij te shtirur. Qytetit tim nuk mund t’i kendosh as kengen “krehmi leshkat leshkat krehemi” sepse i ka prere shkurt, shume shkurt, sa te kujton nje femer te minoritetit LGBT. (Nuk di pse shpenzohet kaq shume per suva dhe duralumine dhe jo per perkujdesjen e flokeve nga femrat.) Ne trup i kane ngjitur me qindra kitara, me te cilat kendohen te transformuara kenget e rinise se prinderve te mij dhe te rinise sime. Ndersa nga mendja ja kane larguar librat dhe i kane ngulitur nje deshire dhe zili per kartmonedhat e gjithsejcilit. {Si i beri parate ai? Po ai qe ishte kripe nga na doli me tere ato prona?!)

Nuk eshte me qytetit qe kam lene dhe per kete shoqeri te perkeqesuar nuk me merr malli. Gjithsesi besoj se eshte kalimtare...Ndoshta do e gjej te permiresuar para se te ik per andej nga plepat!


No comments:

Post a Comment