Friday, 29 April 2022

Intermexo (Kepucet ciklamin)

 

Ato dukeshin si te derdhura nga i njejti material ne nje forme te axhustuar persosmerisht me pare. Ngjyra ciklamin i bente te dukeshin nje lloj aliazhi lekure sintetike me fibra karboni, por po t’i shihje nga afer ishin te punuara me dore dhe prej perberesve me te hershem te kepuceve te grave- lekure e bute siper, sholle me e forte poshte dhe take druri e tornuar dhe e veshur me lekure. Qepjet ishin bere me spango lini dhe lidhjet e pjeses ku mbeshtetej kemba me haleza druri te holla te vendosura gjeometrikisht te barazlarguara nga dora e nje maniaku te perfeksionit. Edhe pse taka ishte 14.5 cm, ato ndiheshin si kepucezat e nje kercyese se larti, qe ka nevoje edhe per lehtesi dhe shtytje ne vrapimin e saj drejt horizonteve. Nuk dihej nese ajo apo mjeshtri kishin kembengulur per ngjyren ciklamin, qe i bente aq te rralle por njekohesisht edhe spikatese. Cuditerisht dukeshin bukur edhe kur vishte petke smeraldi, gje qe nuk do ja kishte keshilluar asnje stilist mode sado guximtar dhe i krisur te ishte. Kembes se saj i peshtilleshin si nje corap mendafshi, qe e bente te ndjehej mire, e mbrojtur dhe me nje vetbesim habites.

Ndaj mund te dilte mbremjeve vone e veshur vetem me to dhe pasi kishte ngjyruar me te njejtin ton ciklamini edhe fijet e pakta pubike qe kishte lene per te qene e ndryshme. Nuk dilte vetem ne netet me hene te plote. I pelqente te ecte faqeve te ndertesave te qelqta dhe shtellungave te reve. Tek keto te fundit, takat e gjata linin bira te crregullta se te tilla ishin dhe hapat e saj. Te menduara, te paparashikueshme dhe pa nje ritem qe mund t’i bente te dallueshme nga frymoret e zakonshem. “Gjuetaret” e objekteve qiellore te papercaktuara e kishin pagezuar me nofken “jeti ciklamin”, por nuk kishte asgje te ngjashme mes saj dhe njeriut te debores se Himalajeve. Ajo ishte dikush e ardhur nga e ardhmja ne nje bote krejtesisht prozaike, te ciles po rrekej padashje t’i sillte pak magji, te qeshura dhe optimizem.

No comments:

Post a Comment