Im ate zbriti tek tempulli me i rendesishem i jetes se tij- Biblioteken e Korces. Me siguri nuk do e kete pelqyer, nese vertet ka zbritur jo ne menyre figurative. Vec nje lloj shkelqimi ne interiere, Biblioteka e re e Korces nuk ofron asgje si zgjidhje arkitekturore. E formuluar shpejt e shpejt, jo ne shembullin e bibliotekave moderne, ky ndertim eshte po aq i dobet ne zgjidhjen e brendeshme sa eshte edhe ne eksteriere. E megjithate ekziston. Nje dite tjeter do do zgjatem me problemet arkitekturore te tij.
Sot po shkruaj per “pershpirtjen kulturore” te se Henes se
Madhe. “Pershpirtje” ne vitin e 100 vjetorit te lindjes se Andon Mares.
Idea i pat lindur dikujt qe nuk e kishte njohur as babane dhe
as mua. Nje vajze e re, qe duhet te kete qene 7-8 vjece kur im ate u largua nga
jeta, por qe duket se do te beje me zell dhe zgjuarsi punen qe i eshte caktuar –
drejtimin e Bibliotekes se qytetit. Quhet Jorida Tollkuci. Po me zell jo vetem
organizoi ngjarjen, por mbajti edhe fjalen me te mire gjate promovim-perkujtimores.
Ndoshta duhet me shume vemendje t’ju kushtojme te rinjve.
Erdhen me shume njerez se prisja per te perkujtuar babane.
Disa edhe pa i lajmeruar njeri. Disa syresh folen, te tjereve ju lexoja ne sy
dashamiresine per emrin e babait dhe ate c’kisha bere per te, disa u
mallengjyen kur ime moter e ngasheryer mbajti fjalen e saj.
Ne qender te vemendjes ishte Klara, bibliotekarja dhe
perkthyesja e njohur, qe edhe pse ne prag te 80-ve jo vetem shkruan, por ka edhe nje
qartesi mendore te habitshme. Foli per gati 40 minuta, si nje akademike qe ju
tregon studenteve se c’duhet te kuptojne nga libri qe kane para. Me dashuri dhe
vemendje e ndiqte “i dashuri “ i saj i 60 viteve, futbollisti i shquar Zeni
Cela.
Me pas shkelqyen ne fjalet e tyre, e mencura e
gjuhe-letersise Loreta Samara, inxhinieri Vladimir Dino dhe mjeku Gjergji Zavalani.
Kishte aq shume ide dhe dashamiresi ne fjalet e tyre te ndjera. Mesuesja e
shquar Loreta nuk nguroi te me terhiqte vemendjen “ne mesim” ndersa per te
shkurtuar kohen une firmoja librat dhe te lartesonte redaktorin e librit,
ish-nxenesin e saj Henrik Ligori. Ne sallen me te larte se te gjere dhe gjate
nuk pipetinte njeri, ndersa degjohej here here peshperima e mikut tim Niske
Pani, qe po afron te 90-tat e ndoshta nuk degjonte mire.
Andon Mara duhet te kete buzeqeshur me dashamiresi, ashtu si
dinte te buzeqeshte bukur, me gjithshka korcare ne ate salle, ku perzjehej
intimiteti i atyre qe duan Korcen, me keqardhjen e te gjitheve per te larguarit
dhe per vitet qe po na ikin.
Libri?
Ishte “sebepciu”, por ngjarja kishte vetem nje emer, ate te
ndriturin e babait tim – Andon Mara.
No comments:
Post a Comment