Saturday, 30 April 2022

Ne kerkim te MGJ


Kete rradhe kisha shume shprese te takoja ne Korce Miun e Gjirizave, te cilin me poshte do e permend vetem me iniciale. Shpresoja te me dilte para dhe te me thoshte se sa te dobeta dhe jashte shenjestres jane te gjitha shkrimet e mija te blog-ut. Sidomos ato rreth politikes.

Por MGJ nuk u duk kerkund. Madje as neteve, kur shetisja rrugeve te Korces dhe koleget e tij e kane me te lehte te dalin nga gjirizat

Mu be nje cast se e takova dhe i dhashe edhe doren duke pritur te me sulmonte me guximin e tij prej gjirizuku dhe me krenarine minuke, por edhe ai, qe kryeson listen e te dyshuarve dhe duhet te jete MGJ, foli me gjysem zeri thua se frigej se e kisha kuptuar se kush ishte. Pa asnje deshire per te “me atakuar”.

Por edhe MGJ duhet ta dije se nuk eshte i vetem. Madje eshte me I kenduari mes minjve te tjere. Ka dhe shume te tille, qe peshperisin kafeneve se “po atij c’i duhen keto libra”, “ka rrjedhur ne pleqeri se shkruan vjersha”, “deshtoi si arkitekt dhe i eshte futur shkrimeve” dhe te tjera batuta te kripura si keto dhe me pas gajasen me zgjuarsine dhe humorin qe ju lejon truri i tyre i vogel prej brejtesa te llagemeve.

Bota prandaj eshte kaq e bukur. Kryesisht per shkak te larmise se qenieve dhe sjelljeve aq te ndryshme te tyre. Ne zinxhirin e pafund jetesor (po edhe ate shoqeror) ka vend per luanet, elefantet, balenat, ujqerit, por edhe per brejtesit e vegjel, madje edhe ata te gjirizave, qe jane rrjedhoje e drejtperdrejte e zhvillimit shoqeror. Se pa zhvillim nuk do kishte kanalizime dhe pa kanalizime as minj gjirizash.

MGJ nuk u shfaq kete rradhe, por nuk eshte cudi qe pas te 70-ve (tani eshte 67) te jete i mbushur me kuraje dhe te ma perplase ne surrat te gjithe dufin e tij, qe kundermon ere llagemi.

Ate dite do them me vete: “Po dhe mua c’mu desh qe e nxorra me zor ne driten e diellit?! Ishte me qejf. Ashtu i fshehur dhe me mllefin e tij ererende!”

No comments:

Post a Comment