Dikush permendi vendoret. Nuk di se kush. Ndoshta e kishte
lexuar librin a ndoshta jo. Nese do e kishte lexuar do e dinte se se Andon Mara
nuk i kishte patur maredheniet mire me pushtetaret e vendit, ose me vendoret.
Ndaj dhe ata s’kishte se si te ndodheshin aty. Per me teper vendoret lexojne
pak, sepse nuk kane kohe, sepse takohen me zgjedhesit, sepse duhet te merren
gjeresisht me tendera dhe veprimtari te tjera fitimprurese.
Kapitulli i librit per vendoret hapej me nje citat nga Shou
(babai e vleresonte shume dramaturgun irlandez) qe thote “Ai nuk di asgje dhe
mendon se i di te gjitha. Eshte treguesi me i mire se do te beje karriere ne
politike”. Vetem ky citat mund t’i mbante larg vendoret nga nje veprimtari perkujtimore
per Andon Maren. I kishte mbajtur larg ne 50 vjetorin, 60 vjetorin dhe deri 90
vjetorin e tij. Ata dhe shume drejtore biblioteke dhe Radio Korce. Do duhej
pafajesia apo dashuria per kulturen e nje vajze te re, qe Andon Mara te
nderohej ne 100 vjetorin e tij ne Biblioteken qe kishte drejtuar me shume mund
dhe pasion. Antikonformizmi e kishte mbajtur larg vendoreve, te cilet i trembeshin
dhe ishin munduar gjithnje ta linin ne heshtje. Vajza e re quhet Jorida
Tollkuci dhe drejton Biblioteken e Korces. Nuk ka ditur gje se si i kishte
raportet me vendoret Andon Mara dhe as se si i ka patur i biri, autori i librit
dhe blogeri i “kuendemi”. Mund te kishte hezituar nese do e dinte qe Naum Mara
ka kritikuar ashper Kryevendorin e Korces, te cilin nje miku im italianfoles e
quan Nicolo Dilana. Pat denigruar edhe kryebashkiakun, te cilin e quan me
perbuzje Ligaveci Gollash. Pat kritikuar edhe nenkryetaren Terova per
deklaratat idiote te lidhura me koncertin e Bregovicit ne Korce. Dhe jo se ka
ndonje mllef me vendoret e Korces, por se i dhimbset qyteti i lindjes. Ashtu si
i dhimbsej Andonit kultura e qytetit te tij. Nje dhimbje e madhe qe e shtynte
te bente armiq te gjithefuqishmit e kohes. Qe mund te rrezikonte per ate gje
edhe familjen e tij.
Kohet kane ndryshuar, por jo njerezit. Antikonformizmi eshte
dicka qe nuk te fut ne burg, por te ben te padesheruar dhe te le papune.
Por ka edhe nje arsye tjeter perse nuk doja qe vendoret te
ftoheshin ne promovimin e librit. Eshte nje arsye e thjeshte. Librat nuk kane
nevoje per presidiume dhe per njerez te rendesishem. Librat kane nevoje per
lexues, qe t’i mbajne prane nenkresores ne oret e mbremjes, per te kuptuar se c’ka
eshte e rendesishme ne jete. Vendoret nuk kane c’te mesojne. Ata e dine qe te
rendesishme jane parate dhe pushteti.
Ndersa une e di qe ata e dine gabim. Ndaj dhe i meshiroj.
No comments:
Post a Comment