Pse me dukeshin aq te lodhur njerezit ne qytetin tim?
Aq te ndryshem nga njerezit ne kryeqytet. Klima, menyra e
jeteses, pafuqia per te ndryshuar gjerat?
Shtepi te ndertuara bukur, rikonstruksione mjaft te arritura
dhe njerez te rraskapitur. Kjo ishte pershtypja e diteve te para, e cila nuk mu
nda deri ne diten e fundit. Ndoshta nga qe syte me perqendroheshin me teper tek
njerezite moshes se dyte dhe te trete, ndersa perpiqesha te dalloja te njohurit
e vjeter. Nese do kisha kaluar prane Universitetit “Fan Noli” do gjeja tjeter
portret te pergjithshem te shoqerise
korcare.
Naten, Korca ishte nen mbreterine e qenerve vagabonde, te
tukequr, me nje “distinktiv” plastik te “kopsitur” ne veshin e majte. I
ngjisnin disi njerezve te tukequr te dites dhe ndoshta me shume mua, qe
sillesha pedonales pa ditur se ku te shkoja. Ndoshta e kuptonin dhe ata
papercaktueshmerine e dhimbjes sime. Dhimbje qe rridhte shemtuar, si ujrat e “paudhezuara”
mire ne kembesoren me gure. Duket qe pusetat kane qene me kosto te larte kur u
ndertua kalldremorja. Diku duhej te kursente edhe Ligaveci Gollash.
Ne “24 oreshi” ishte e zorshme te kuptoje ndryshimin e
shoqerise. Nje shofer taksie, te cilit rralle i kerkonin sherbimet, nje
banakier, qe si me te shumtet e te rinjve te sektorit te sherbimeve vinte nga
nje fshat i larget dhe nje nate nje homoseksual qe nuk bezante nen shoqerine e
dy sarahosheve te shemtuar. Nuk kishte as artiste boheme, as balerina te
lodhura nga striptizat dhe as poete qe nuk i le te flene ritmi i aleksandrinit.
Shkreti shpirterore.
Qyteti eshte i lodhur nga nje lufte diku larg, ose ka qene
vazhdimisht i lodhur dhe i varferuar nga pandemia. Nuk arrita te kuptoj se ku
punohet. Mengjeseve heret, grate e vojtura “te fasoneve” zbrisnin me nxitim, si
paten zbritur edhe nenat e tyre ne Trikotazh dhe Leshpunuese. Historia fatkeqe
e seksit te bukur te qytetit tim perseritet. Ndoshta kjo eshte arsyeja qe ato
thone: Ne djall me floket e gjata. Kush do na i vleresoje!” Dhe i futin nje te
prere vrasese me gersheret prej rrobaqepesje qe ka cdo shtepi me nje makine “singer”.
Makina ku do doja te me shkonin dhe mua nje tegel ne
shpirtin e rreckosur nga ditet ne qytetin tim.
No comments:
Post a Comment