Diçka ndodh në Vila 95, që nuk di me se ka lidhje. Pas 45 vjetësh këndova me këngëtarin Tomi Kondakçin jë këngë që ai na pat mësuar rreth vitit 1977. Ishte kënga “Ai vit” me tekst të Xhuliana Jorganxhiut. Dy tre vjet më vonë nga ajo mbrëmje vjeshte, Tomin e arrestuan për tentativë të kalimit të kufirit (tradhëti ndaj atdheut) kur nuk ishte më shumë se 19-20 vjeçar. Nuk e pashë më deri sa dol inga burgu shumë vite më vonë. Ishte i vetmi bashkëmoshatar i arrestuar për politikë deri në atë kohë. Ndjenim jo vetëm keqardhje, por dhe një ndjenjë fajësie për arrestimin etij. Ai ishte “brenda” se dëshëronte të bëhej këngëtar në botën e lirë, ndërsa ne jo vetëm jashtë, por edhe me studime edhe pse kishim të njëjtin vështrim ndaj jetës.
Kisha hezituar t’i kërkoja Tomit të këndonte me ne pas
daljes nga burgu, si dhe gjatë vizitave të mija pasi kisha emigruar. Një lloj
stepje edhe për autoritetin e tij si këngëtar i muzikës së lehtë, por edhe se në
kokë më qëndronte e ngulur “gozhda” e vuajtjes së tij ndërsa ne jetonim një
liri relative. Këtë rradhë guxova ta ftoja dhe ai me kënaqësi erdhi në një
tryezë me mua dhe shokët e mij. Kishte një zë të bukur baritoni, të ndryshëm
nga ai i 45 viteve më parë.
Tomi këndonte, hiqte nga gota e tij e rakisë dhe nuk hante.
Qeshte me ne dhe dëshmonte një lloj ndriçimi mendor që ta japin vetëm përvojat
e plota jetësore. Ne të tjerët, bashkëmoshatarët e tij, kishim ende kundërshtitë
e adoleshentit në sjellje. Eufori nga pija, stonatura dhe gërthitje. E
megjithatë kënduam. Ndoshta edhe më mirë se të ashtuquajturit këngëtarë të
serenatave. Kënduam nga Prestley, Cohen, Parios, Richi e Poveri, si dhe nga këngët
e Korçës e deri tek Gjebrea.
Kjo ndodhi tek Vila 95 dhe nuk mbeti në Vila 95, se Vava e
hodhi pjesërisht në kafenenë e madhe që quhet Facebook. Le të mbetet diku
kujtimi i bashkimit pas 45 vitesh.
“Por ja tani ja tani unë kam ngelur
Pa limanin e syve të tua…”
No comments:
Post a Comment