Ndoshta nuk eshte kurre shpejt per te shkruar kujtimet, Vite me pare ngacmoja time me, kur me theshte se s’kam c’te bej sot. “Shkruaj kujtimet”- i thosha, por merrja pergjigjen e saj te thekur dhe qeshja me te madhe. Tani me duhet te shkruaj vete te miat, jo se jane te rendesishem per t’i “nxjerre ne mexhlis”, por se eshte nje menyre jo e keqe per te shkuar kohen. Me e mire se te luash me domino, apo te rrish me gojehapur ne nje “mall” dhe te shohesh te rinj e te reja qe sillen rrotull te ngazellyer.
Kohen kur shkoja per te fjetur e kujtoj mire, se ishte nje
mbyllje e dites se gjate (sa e gjate na dukej dita ne femijeri) dhe ndjehesha i perkedhelur nga im ate qe vinte dhe me lexonte deri sa me mbylleshin syte.
Keshtu ndodhte deri sa pata mbushur pese vjet, se me pas kisha mesuar mire te
lexoja dhe “karavitesha” me revistat e shumta per femije dhe librat per moshen
tone, qe nuk ishin te paket ne vitet ’60. Por asgje nuk kishte te krahasuar me
zerin e bukur dhe te plote te tim eti, qe i bente te gjalla perrallat e
vellezerve Grim dhe te tjera perralla te Lindjes, qe i perkthente menjehere nga
origjinali ne frengjisht. Ai me pat lexuar edhe “Lin Madhi dhe Lin Vogli”, qe
ka mbetur gjate ne mendjen time.
Me pas, kur kisha hyre ne shkolle dhe picerroja syte ne
germat e vogla te librave qe nuk ishin per mua, shpesh ora e gjumit me prishej
nga tingujt e violines se sime motre, qe studionte ne te njejten dhome ku
flinim. Nuk kujtoj asgje te bukur nga ato gervishtje te qimeve te kalit mbi
telat e nje violine shkolle. Vec shtrengoja dhembet dhe mundohesha te flija.
Gjumi me kaplonte shpejt se e gjithe dita kishte kaluar duke ndjekur topat “pe
50” te Durresit ne oborrin e pallatit gjate tre stineve dhe duke rreshqitur
kolovajzeve te akullta gjate dimrit. Detyrat ishin lene per tu bere ne
mengjes(kur nuk beheshin kurre) dhe gjate pushimeve pese minuteshe midis oreve.
Kur nuk beheshin, justifikimet ishin ato te njohurat “nuk i kisha shenuar se
cilat, harrova fletoren ose kam ngaterruar orarin”. Shume rralle i beja sa
kthehesha nga shkolla, qe ishin dite kur e gjithe pasditja dhe darka pershkoheshin
nga nje ndjenje e mire e detyrekryerjes. Me te shumtat ishin ato me ndjenjen e fajit
dhe te shtyrjes per me darke, ne mengjes dhe ne pushimet.
Gjumi me zinte se isha i lodhur ose se arratisesha lehte ne
pyjet e Bavarise, ne Kotorret e Reja apo ne ballonat e Vernit. Me pelqente te
jetoja ne nje realitet tjeter, sikunder i pelqente edhe gjithe moshatareve te
mij. Realiteti qe niste me larjen e fytyres, ngrenien e mengjesit, lidhjen e
shamise se pionierit dhe marrjen e “peces” per te shkuar ne “kazermen shkolle”
nuk me pelqente aspak.
Ndaj kishte aq shume rendesi ajo pjese e 24 oreve, pasi
kishte mbaruar edhe emisioni me “Muzike te kerkuar”, kur shkoja te lexoja (jo
librat e shkolles) para gjumit. Edhe pse nuk dija mire se ku binte Patagonia,
apo se kush ishte “Rrethi kuq” udhetoja
ne vende te ketij globi ku nuk kam shkelur kurre dhe takoja njerez qe nuk kane
ekzistuar, por kane qene me te gjallle se te gjallet.
“Naten e mire Nucke” – me thoshte im ate dhe une i pergjigjesha
“Bucke” dhe ai e mbyllte me “Kolopucke” dhe isha femija me i lumtur ne bote.
No comments:
Post a Comment