Friday, 29 April 2022

320 E 79th Street, NY


Kisha qendruar ne kete pjese te Manhatan, pikerisht gjate Festave te Nentorit, por nuk e dija se Konsulata jone ishte kaq prane. Do kisha shkuar per te pare Flamurin, me te cilin na lidhin shume kujtime ne shqiptaret. Dje e gjeta pa shume veshtiresi dhe nga qe ishte dite me ere te forte flamuri valevitej, por jo krenar, me shume si i dhj...

Ne kemi nje shtet te varfer, me shtetare te pasur, qe nuk lene fonde per te zevendesuar sa me shpesh flamujt ne ambasadat dhe konsullatat tona. Flamuri ne NY ishte I daleboje dhe ne anet I rreckosur. Ashtu si ishte e daleboje e gjithe ndertesa e konsullates nga jashte e brenda.

Shkova ne kerkim te diplomates D., familja e te ciles ka jetuar ne ate ndertese. Me erdhi mire qe e gjeta edhe pse Flamuri me la shije te keqe dhe me shume Akoma zyra e e Perfaqesise sone ne Kombet e Bashkuara, ne katin gjysem nentoke te nderteses. Jemi me fat qe e kemi ate ndertese ne NY, te blere dikur ne kohen e Zogut. Dhe do mbetemi me fat deri sa ndonje kryeminister, me idene per te bere dicka te rendesishem ne Bronks, ta shese ate prone te shtrenjte ne Manhatan per te futur ndonje te “shkoqur te majme” ne xhepin e tij.

Deri me tani eshte ende prone e shqiptareve, e perunjur, e zberdhylte dhe gati e braktisur.

Mund te hyje lehtesisht ne ndertese dhe te ngjitje te gjithe shkallet e shtruara me nje tapet te kuq te vjeter, shenje e krenarise kombetare. Ne te kater katet kishte dyer metalike, ku nuk kuptoje nese ishin zyra apo apartamente te vogla te diplomateve. Trokita ne disa prej tyre, madje edhe tek nje qe kishte plot rraqe familjeje ne korridor dhe vetem ne nje u pergjigj me lehje nje qenush aspak patriot. Nuk ishte lehja e nje qeni shqiptar. Nje “kuc” nga Laberia do me kishte kallur daten.

I zbrita shkallet me mendimin se diplomatja D. Nuk jetonte me atje dhe shtyva pa shprese deren ne katin e pare, qe shkruante Zyra konsullore ose dicka te ngjashme. Cuditerisht, ashtu si dera kryesore edhe ajo u hap dhe une me frike vazhdova ta shtyja ngadale i trembur se pas ndonje skrivanije do me shikonte venger ndonje diplomat shqiptar qe do me hakerrehej “Po ti o ku shkon keshtu pa trokitur! (Ne vitet ’50, Shefqet Peci, asokohe minister pa portofol, i kishte thene te ndjerit Palo Themeli: Po ti moj gamile ku vete keshtu pa trokitur!)

Ne zyren e dyte, qe komunikonte me te paren, ishin dy mesogra te qethura shkurt dhe nje tridhjetvjecar me syze, qe rrinin prane por nuk dukej as se merreshin me thashetheme, se ne ndertese nuk pipetinte gje.

“Na gjete keshtu...” tha njera prej tyre dhe une nuk kuptova se si i kisha gjetur. Ata ishin po aq te qete dhe te zberdhylte sa ndertesa e Konsullates. Gjithshka ne harmoni. Diplomate qe paguhen pak dhe nuk kane as mundesi te hane dreke jashte. Qe presin t’ju mbaroje koha e sherbimit dhe te kerkojne strehim politik per te mbetur ne SHBA. Lashe porosine per diplomaten D., pa pyetur nese ishte ende e tille dhe dola i lehtesuar nga mjedisi me i fundit shqiptar qe posa kisha vizituar.

Nje copez Shqiperi ne Manhatan, e varfer dhe me nje flamur gati te rreckosur. (Por ne Keshillin e Sigurimit te gjithe presin fjalen tone!)

No comments:

Post a Comment