....
Ai e futi me thelle ne kuti pergamenin e molisur. Si per ta
fshehur nga vetja dhe drita e diellit ne ate mengjes prilli. Ishte gati i palexueshem
dhe njollat kerpudhore shtriheshin tej e tej. Nga pakujdesia kishte humbur
thesarin me te madh qe I kishte lene gjyshi. Deshmine se shqipja ishte shkruar
shume me pare se latinishtja me disa simbole qe te kujtonin shkrimet kune. E
gjyshja i quante “shqipja e kembkave te pules”.
Nuk dinte ku te pyeste per restaurimin. Dhe nese ishte
vertet i mundur. Pergameni nuk duhet te dilte jashte bodrumeve te shtepise te
te pareve. As ne rast te nje kataklizme. Shprishja ishte edhe me keq se
kataklizma. E gjithe e kaluara dhe e ardhmja e Ballkanit ishte ne ate dokument.
Tingulli i mesazheve : “Duhet t’i pergjigjemi drejtores se
Muzeut. Kemi kaq muaj qe...”. U mendua c’ti shkruante avokatit te tij, por e
shtyu per me vone. Nuk hapi as aplikimin qe tjetri mos mendonte se kishte
ndodhur dicka qe nuk po i pergjigjej.
Pergameni ishte mbuluar nga te tjera shkrime te vjetra dhe
dukej i qete ne fshehjen perfundimtare te sekretit te madh. Ai hapi
mbiprehersin dhe filloi te kerkoje ne google se cilet ishin restauruesit me te
mire te pergameneve ne Mesdhe. Nuk donte te hynte ne boten e nendheshme te
internetit, ku gjithshka zgjidhej me lehte, por ishte me e pasigurt. Me pas
mendoi t’i shkruante Aleksandra Musolinit. Besonte tek ajo...
,,,,
No comments:
Post a Comment