Ky eshte viti i shume dyshave, si e kam prekur ne nje shkrim te shkurtit. Ka aq shume dysha sa vetem pas 20 vjetesh do kalohet nga nje date tjeter dhe qe do jete 22.2.2222.
Nuk di nese kjo ndikoi ne daljen e shume fytyrave te dyta,
ne rrafshin nderkombetar, nderatlantik, kombetar dhe vendor. Te dyta sepse
ishin te ndryshme nga fytyrat qe kishin paraqitur me pare dhe ju ishin
miratuar. Nuk eshte e thene se fytyrat e dyta te ishin me te keqija se te
parat, por vec ishin te ndryshme, thelbesisht te ndryshme. Buzeqeshjet vesh me
vesh ishin kthyer ne vertikale, ndjellja e hundeve ne krruarje te veshit dhe
tulet ishin shtuar me shume se efektet zbutese te rrudhave nepermjet botoksit.
Fytyren me te ndryshme solli Vladimiri i Tmerrshem, qe deri
vjet kishte mbajtur nje fytyre pa shprehje, qe nuk mund ta klasifikoje as si te
nje spiuni dhe as te nje komsomolasi fanatik. Vladi (jo Drakula) ka ndryshuar
veshtrimin, kercellitjen e dhembeve dhe ngritjen e qimeve te paketa te kokes.
Nje fytyre te dyte, te vendosur, agresive, plot synime, te
shoqeruara edhe me bole te celikta tregoi Uriah Hipi i Tirons, ose Eri i Luanit.
A do e mbaje gjate gjithe vitit per te shmangur humbjen e kandidatures se dyte
per Kryetar Bashkie, kjo mbetet per tu pare.
Nje mjelese e dalluar, e njohur per realizimin e planit ne
menyre shembullore, per sakrifikimin e te afermeve per hir te idealit te
Partise, per nenshtrim ndaj veseve te bashkeshortit deri ne dhimbje, tregoi
fytyren e saj plot kuraje, vendosmeri dhe dinamizem duke permbysur te gjithe kovat
me qumesht qe kishte mbushur gjate mengjeseve te ketij viti. A u tremben lopet
nga veprimi drastik dhe fytyra e dyte e mjeleses kete do e tregojne mengjeset e
ardhme. Por mjelesja mund edhe te perfshihet ne politike me te Djathten
ekstreme ose te Majten e moderuar. Ne fund te fundit te dy krahet te njejtin
qumesht pine.
Fytyren e dyte e treguan edhe shume te tjere, te zote e te
mjere, te dhjere e te permjere.
Ishte viti i Dyshit!
No comments:
Post a Comment