Nje vizite jo e shkurter gjate se ciles pashe shume dhe kuptova pak. Pashe Tiranen pas 18 vjetesh, plazhin e Golemit pas mese 40 vjetesh, Voskopojen pas 32 dhe vende te tjera qe i kisha pare gjate vizitave te fundit ne memedhe.
Si perfundim te shpejte do thoja qe liria funksionon dhe ne
vend ka ndryshime te medha, qe deshmojne pranine e parave te pastra dhe te
ndohtura te investuara ne rikonstruksione, banesa kolektive dhe hotele, rruge
dhe lokale luksoze. Pa dashur as t’ju heq dhe as t’ju shtoj meritat
qeveritareve te te dy kraheve, ndryshimet e mira jane me te medha se ato per
keq.
E megjithate nuk arrita te kuptoj se si ka kaq shume
ndertime te reja ne nje vend me industri dhe bujqesi te dobet dhe ku paradite
jane plot baret, rruget, restorantet dhe kazinote. “Parate e trafiqeve” me
shkon shpejt e shpejt ne mendje, por ndoshta edhe ky nuk eshte spjegimi
plotesisht i sakte.
Ne vend sigurisht qe nuk ka demokraci, por kjo jo per faj te
Filanit dhe te Fistekut, por se shoqeria nuk ka hedhur asnje hap ne emancipimin
e saj, madje mund te thoja se ka bere hapa pas. Shqiptaret pelqejne te grinden
para kafese dhe me cigare ne goje (duhani brenda lokaleve eshte i ndaluar) per Ramen,
Berishen, Sorosin, Veliajn, ambasadoren Kim dhe dreqin e te birin, qe i ka
shpene ne kete gjendje, pa levizur as gishtin. Madje duke kerkuar nepermjet celulareve
te shtrenjte se “kujt duhet t’ja japim zarfin”per nje hall qe kane zyrave.
Askush nuk beson ne sloganin “Demokracia eshte pjesemarrje” apo ne shprehjen “nese
do te ndryshosh shoqerine, duhet ta nisesh ndryshimin nga vetja”.
Duken te gjithe te nenshtruar jo ndaj qeverise, por
degjenerimit te shoqerise, qe ndoshta nis tek elita e Tiranes. Por eshte nje
nenshtrim idiot, ndoshta dhe i volitshem, sepse eshte shume me i ndryshem nga
ai nenshtrim qe kishim ne kohen e Diktatures. Ky nuk eshte nenshtrim nga frika
por nga dembelizmi. Nga deshira qe problemet t’i zgjidhin amerikanet dhe
europianet, diaspora dhe intelektualet, ndoshta edhe nga Dalai Lama, por jo nga
ata vete.
Largohem me konfuz nga vendi im dhe nuk di se sa larg nga
shenja kam qene ne shkrimet e mija per politiken dhe shoqerine shqiptare.
Kur te me pyesin femijet “si ishte atje” nuk do di t’i
pergjigjem , por do ju them te vijne per nje jave dhe ta shohin vete.
Vendin tim te thjeshte dhe te koklavitur, drejt te cilit vij
me qejf dhe largohem me deshire.
No comments:
Post a Comment