Monday, 23 November 2026

Kthehu!

Kthehu,

Në atë vend ku kurrë nuk kemi qënë më parë,

Sepse asnjë kuptim nuk ka rinisja

E diçkaje të grisur ferrave të grindjes!

Edhe nëse do më thuash që s’ka kuptim,

Të shkoj në një vend të panjohur,

Ku nuk di ç’më pret,

Ku asgjë nuk është e njohur,

Madje që nuk mund të quhet Kthim,

Unë do bërtas

Për të të bërë të kthjellët,

Se pikërisht tek e Panjohura,

Ku rastësisht mund të përplasemi,

Diçka e re,

E pa cikur nga ne më parë,

Eshtë e logjikshme të rifillojmë jetën

Dhe dy shpirtrave të tjerë t’u qasemi.

Se ai që kishim,

Përbindëshi i butë në një shpellë gjetur,

Pas shumë përpëlitjesh fundit ju dha,

Dhe i ngrirë nuk ka më të pilsit rrahje,

I vdekur i pakallur është

Edhe pse mund të duket

Ende duke fjetur.



No comments:

Post a Comment