(vijim)
Eshtë e logjikshme, që nacionalizmi ka si bazë padijen dhe njëkohësisht propagandën e qeverive, partive dhe institucioneve arsimore dhe shkencore. Duke pasur traditën Rilindase, që qëllimisht theksonte një të kaluar të lavdishme dhe një epërsi të kombit tonë (ishte një kohë kur Shqipëria nxirrte vetëm trima dhe luanë), në kohëne shtetit “fëminor” shqiptar të pas vitit 1920, pati shumë pak studime shkencore historike, që të pasqyronin me vërtetësi fazat historike të shoqërisë shqiptare. Madje duket se tek Noli dhe Konica (dy patriotë të vërtetë) gjejmë më shumë kritika për Shqipërinë dhe shqiptarët, se në shumë e shumë njerëz të tjerë të letrave tona. Naltmadhënia nuk luante ndonjë rol të madh në nxitjen e instituteve shkencore, sepse edhe vetë nuk ishte shumë i kënduar, ndaj shkrimet historiko-filologjike mbeteshin pronë kreysisht e klerikëve katolikë të veriut dhe të individëve të veçantë të trevave të ndryshme shqiptare. Katolikët e veriut kishin në natyrën e tyre një lloj ekzagjerimi të vlerave, që ndonjëherë kalonte edhe në mburrje. Ndaj mund të kenë qënë më selektivë në pasqyrimin e ngjarjeve të trojeve shqiptare veçanërisht atyre të mijëvjeçarit të dytë pas Krishtit. Ekzagjerimet (një lloj tradite, që në kohën e Barletit) kishte në veprën e Fishtës, Mjedës, Gjeçovit, njëkohësisht tek ta mund të ketë filluar edhe fshehja e disa fakteve historike të kulturës së Komanit për shembull. Ka dëshmi se në objektet arkeologjike, të cilat nuk ekspozohen, në iventaret e Muzeve Historikë dhe Arkeologjikë, ka skulptura të vogla dhe vizatime në qeramikë, që dëshmojnë për marëdhënie homoseksuale tek ilirët. Fshjehje të tilla, që dëshmojnë qasjen joshkencore të studiuesve tanë, mund të jenë bërë edhe për dokumente të tëra, që reflektojnë cilësitë e shqiptarëve si etni, por dhe historitë e veçanta. Por edhe kur u krijuan institutet e albanologjisë dhe historisë në kohë më të vona, nuk kishte aspak objektivitet, por përshtatje të historisë sipas marëdhënieve të Hoxhës me të huajt dhe më pas një lloj nacionalizmi, që nuk mund të pranonte as një të metë të shqiptarëve dhe figurave kryesore të tyre.
Kjo u përcoll në tekstet shkollore të tëgjitha niveleve, sa edhe mësuesit e Historisë të shkollave të mesme nuk dinin sgjë të saktë rreth historisë së Shqipërisë dhe të figurave të saj. Ato kohë mund të mësoje ndonjë gjë vetëm nga studiues seriozë në biseda private. Edhe sot e kësaj dite, shqiptarët nuk dinë të vërtetat e atentatit të Esad Pashës dhe të atytre ndaj Ahmet Zogut, për të prekur vetëm diçka tepër tepër të vogël të historisë të një Kombi. Para dy javësh shihja në një shkrim për Avni Rustemin në një gazetë shqiptare online, i shoqëruar me një foto të Avniut me shënja në fytyrë dhe që kishte shpjegimin: “Heroi i torturuar nga policia franceze pas atentatit ndaj Esad pashës”. Avniun e kapën kalimtarët që panë atentatin dhe e shtruan në dru ndërsa policia franceze ja u hoqi nga duart.
Dua të them, që kemi mësuar një Histori tepër të cunguar dhe të shtrembëruara dhe ka të ngjarë, që tekstet e sotme të shkollave shqiptare të kenë mangësi të ngjashme. Ndaj nuk mund të bëhen faj brezate ardhur veçanërisht pas Diktaturës për përqafimin e një “nacionalizmi folklorik”, që emocionohet së tepërmi nga këngët për Idriz Seferin, Shote Galicën, Ismail Qemalin madje edhe nga kënga arbëreshe “Moj e bukura More”.
Po hap një parantezë për këtë këngë të bukur, që ekzalton nga Niko Peleshin kur e këndon me Inva Mulën dhe deri tek fëmijë dhe të rinj, në mbrëmjet e mbajtuar për 28 nëntorin në Amerikën e Veriut.
Shumica dërmuese e shqiptarëve nuk e dinë, që Moreja është një territor i madh, kryesisht në Peloponez, por dhe pak në veri të tij. Arbëreshët e Kalabrisë dhe Sicilisë, që kishin ikur nga Moreja dora dorës prej shekullit të XIV, i kënduan atyre vendeve të bukura ku kishin lënë shtëpitë, ullinjtë dhe nënën dhe vëllanë. Kishin rreth dy shekuj, që ishin vendosur në trojet e quajtura More pasi krerët bizantinë i kishin thirrur të popullonin ato troje, ku vendasit kishin mbetur me kokrra, kryesisht për shkak të Murtajës së Madhe (Black Death) të shekujve XII dhe XIII. Arbërit nga disa krahina të trojeve të sotme shqiptare dhe ndoshta dhe të Camërisë kishin pranuar kushtet e favorshme, që ju ishin ofruar dhe një pjesë mbetën gjatë 9 shekujve atje. Kënga është interpretuar gjithnjë sikur arbëreshët po qanin në breg të Adriatikut për Krujën dhe Shijakun. Mund të ketë pasur edhe këngë malli për to, madje edhe për Sinën, por fakt është që përmendet Moreja dhe jo Arbëria.
(vijon)
No comments:
Post a Comment