Eshtë disi e çuditshme , që fjala putanë nuk tingëllon aq keq në veshët tanë sa sinonimet e saj- kurvë, lavire, e përdalë, gjyvende apo një e dialektit gegë, që ka nisur të përdoret së tepërmi këto kohë -baxhellë. Ndoshta kjo ka qënë arsyeja që edhe në kohën e supercensurës, dy më të guximshmit e letrave tona e patën përdorur në romanet e tyre dhe pikërisht Kadareja me "Che putana!" tek Kronikë në gur" dhe Dritëroi me "Mos ma shkel syrin si putanë Zarik!" tek "Komisari Memo". Ndoshta ka të bëjë edhe me origjinën e saj në Frëngjishten e vjetër. Ishte një prapashtesë ndaj fjalës latine “puta”, e cila ka kuptimin “vajzë“, që shpinte kuptimin në një drejtim të errët dhe të dyshimtë. E njëjtë si të ndryshonim fjalën tonë “gocë“ në të themi “gocare” dhe kjo të për ato goca që janë të gatëshme për “pak qejf” kundrejt një shpërblimi në monedha ose favore të tjera.
Po a ka me
të vërtetë një “putanë e kohës sonë“, që është tipizimi i gjithë putanave bashkëkohore?
Përgjigja është
Jo. Pak a shumë flitet për një ose disa vajza të
caktuara, që për të mos i fyer, nëse janë mes atyre që lexojnë blog-un, po e
quaj “gocare” dhe nënkuptoj “putanë“.
Gjithashtu
më duhet të shpjegoj për ata që lexojnë këto rrjeshta, se nuk jam as
konservator dhe as përbuzës i “gocareve”. E kuptoj që edhe pse është rritur
numuri i marëdhënieve seksuale jashtëmartesore ose i atyre me interes, për këtë
nuk kanë faj as “gocaret” as “çunarët”, por dhjetra e dhjetra faktorë biologjikë,
shoqërorë dhe psikologjikë.
Por për të
mos u hallakatur le të kthehemi tek “gocarja/et” jonë dhe të renditim nëse kemi
të drejtë ta quajmë të tillë dhe cilat janë arsyet që e shtyjnë të bëhet nëse vërtet
është e tillë.
Le të
supozojmë, që jeton me familjen e saj në një nga vendet e zhvilluara të Europës
veriore dhe herë herë viziton vendlindjen. Atje e mirëpresin mes të tjerëve dhe
një çift miqsh, të cilët shpesh e ftojnë për kafe dhe dreka në shtëpinë e tyre.
“Gocarja”, që udhëton e vetme, sepse të shoqin e “ze makina, avioni dhe vapori”,
me shumë dashamirësi mirëpret ftesat e tyre dhe nuk harron të shpjerë edhe
dhurata të vogla për vaftet miqësore me verë, gjellë të shijshme dhe muzikë.
Por meloditë, vera dhe pjatat e shijshme e bëjnë të tundohet nga djalli për të
fjetur me njërin prej tyre. Dhe jo se ka dëshira të mëdha seksuale, pasi për shkak
të ndërhyrjeve kirurgjikale në pjesë të caktuara të trupit ato i janë ftohur.
Thjesht dëshëron të jetë e dëshëruar dhe mund të shkonte me cilindo prej tyre,
ose dhe me të dy, nëse do i ofrohej një “menages a trois”.
A kemi të
drejtë dhe ta quajmë me një lloj përçmimi “një gocare e kohës sonë“?
Vetë e kam
të vështirë të bije në kurthin e moralistëve të shpifur, që hidhen menjëherë :”Paska qënë një putanë dhe bukëshkalë ajo!!”
Por edhe të gjej shumë simpati dhe mbështetje për një veprim të tillë ndaj
dikujt që të ofron mikpritje, e kam gjithashtu të zorshme. Sepse tregon që nuk çan
asnjë nga organet që mund të përdoren seksualisht, nëse çifti mikpritës ndahet
për shkak të saj.
Diçka e
tillë pat ndodhur disa vjet më parë në kryeqytet me një çift VIP-ash, që përfundoi
në martesën e Mashkullit VIP me gocaren përkatëse. Kishte dhe shumë rrethana
ekonomiko-politike në atë veprim. Gocarja në fjalë (kjo të cilës i ze makina të
shoqin) nuk ka asnjë prirje as të kthehet në Shqipëri dhe as të martohet me
mikun, që ka grua miken, por do të kalojë disa javë pushimesh të mbushura me këngë,
udhëtime, ushqime të mira dhe seks që nuk e ndjen.
Prandaj
dhe është “një putanë e kohës sonë“!
No comments:
Post a Comment