Thursday, 17 November 2022

Fundi i nje shoqerie


Ka shume e shume tregues per gjendjen e nje shoqerie, por une do

vecoja nje, qe eshte tregues i rrenimit te nje shoqerie te caktuar.

Kur me teper se gjysma e poeteve kthehen ne hajdute atehere duhet thene

me siguri se ajo shoqeri ka marre fund.

Me te shumtit e lexuesve te ketij blogu e miratojne kete perfundim timin

se eshte e pamundur te shoqerizosh ne mendje poetin me hajdutin. Mund te kete 

hajdute qe kane arritur nje shkalle persosmerie ne vepren e tyre kriminale

sa mund te thuash "Vjedhjet e tij jane poezi!", por e kunderta nuk eshte

e natyrshme. Nese do ishte keshtu nuk do lexonim dot as Homerin, as Lorken,

as Danten dhe as Migjenin. Jane dy cilesi njerezore diametralisht te kunderta. Te

thurresh vargje duke qene i perkedheluri i Muzave dhe te vjedhesh duke qene

i frymezuar nga gjirizi.

Avokati im, qe per te me kundershtuar perdor argumenta filozofike, te perzjere

me juridike, letrare dhe morale do hidhet e te thote "Varet se c'lloj vjedhje eshte,

cilat kane qene rrethanat dhe se sa jane demtuar viktimat nga veprimi vjedhes

i poetit." Deri ne njefare pike ka te drejte, se per shembull "vjedhja" e vargjeve

te tjetrit quhet plagjiature, por une e kam fjalen per vjedhjen-vjedhje, qe eshte

marrja e parave te dikujt tjeter, ose te taksapaguesve, ose dhe te nje kompanie.

Per shembull nese nje poet ble me parate e shtetit 70 kopje te nje libri te

nje poeti tjeter dhe i ndajne bashke, kjo eshte vjedhje e paster dhe te dy poetet

mund t'i quajme pa frike hajdute. Avokati im perseri do e justifikoje se "eshte

nje vjedhje ne permasa te vogla, se varet nga gjendja ekonomike e dy poeteve, se

ne fund te fundit librat jane libra etj, etj", por kjo ndodh me panairet e librave,

me shitjen e librave nga mesuesit-poete tek nxenesit poezi-dashes, me revistat poetike

dhe kush e di se c'djall veprimtarish te tjera ne sektorin shteteror dhe privat, 

ku perfshihen poetet dhe poetucet.

Nder lexuesit e mij, mund te kete dhe nga ata qe thone: "Po normal, edhe Naimi po te

jetonte ne kete sistem do ishte korruptuar!" Une nuk di se cdo t'i kishte ndodhur

Naimit, Lasgushit apo Asdrenit, po te jetonin mes nesh, por di qe poetet duhet

te jene antitrupezat qe mbrojne nje shoqeri nga infektim-kalbezimi. Kjo eshte sot arsyeja 

qe ne vend te Mjedes kemi Perc Zogaj dhe ne vend te Lasgushit, Dhimiter Pojanakun.  

Tradicionalisht poetet kane qene martiret e cdo shoqerie. Jane burgosur, perndjekur, 

varur, fyer, internuar, stigmatizuar nga pjeset me te fuqishme dhe me te felliqura 

te te gjitha shoqerive ne shekuj, por kane mbajtur te ndezur flaken qe hedh drite mbi 

te metat e nje shoqerie.

Poeteve tane hajdute nuk ju duhet drita.

Ne errresire eshte gjithnje me e lehte te vidhet,


No comments:

Post a Comment