Askush nuk ka peshoren e persosur per te percaktuar vlerat
e njerezve, apo kontributin e tyre ne jeten e nje qyteti te ri
apo te vjeter, por bashkekohesit si dhe brezat dine t'i japin kujtdo
vendin qe i takon.
Jo administratat shteterore. Ato per njeqind e nje arsye mund te
ulin dhe ngrejne artificialisht vlerat e njerezve. Ka ndodhur ne
sisteme administrative me racionale, ka bere vaki shume ne administratat
totalitare dhe ndodh ne menyre te shemtuar ne administraten e sotme.
Flitet qe koha i shpie gjerat ne vend, por edhe per kete nuk jam shume
i bindur, se me largimin nga jeta te bashkekohesve, eshte me e veshtire
te vleresosh si duhet figurat e caktuara.
Ka nje tregim anekdotik per Mihal Gramenon, i cili nuk u angazhua me
politike ne kohen e Zogut dhe merrte nje pension shume te mire per
kontributin e tij patriotik. Gramenoja pinte dhe moshatare te tij i
kujtonin se dhe ata kishin kontribuar per Shqiperine, por vetem ai kishte
perfituar. Plaku i mencur ju pergjigjej: "E po une luftova me mend!"
Kishte ne ate pergjigje edhe shume pervoje se si duhej t'i mbaje
maredheniet me "ata qe kishin ne dore".
Korca ka qene nje qytet "i mbledhur", ku njerezit e njihnin mire njeri
thetrin, madje me "soj e sorollop". E megjithate, shume e shume patriote,
njerez te letrave, korcare te devotshem, bamires te qytetit thuajse jane
fshire nga historia e tij dhe dora dores edhe nga kujtesa kolektive. Mund
te perpilohen lista te tera.
Kryesisht kjo ndodh se administratoret ose perpiqen te marrin lavdet e
pamerituara, ose per shkak te lidhjeve te tarafeve dhe miqesive me njerez
te caktuar japin tituj dhe merita, para ose pas vdekjes ndaj njerezve qe
nuk ju takon ose mund t'i kene bere keq qytetit.
Kaloja ne nje rruge te lagjes 11 dhe shihja qe emertohej "Myftar Grabocka".
E kuptova se kishte te bente me regjisoren e njohur Vera Grabocka, vajzen e tij,
se Myftari nuk ka asnje lidhje me ate rruge dhe kontributi i tij si partiak dhe
si kryetar komiteti ne Korce, ka qene pergjithesisht negativ. Ishin vitet '50
dhe '60 nen Diktature dhe nuk kishte si te bente mire Myftari.
Ne qender te qytetit mund te shohesh nje cezme qe mban emrin e Behar Kocibellit,
dhe brezat e rinj, qe degjojne emrin e Hotelit ose kane pare varrimin e tij
madheshtor, krijojne pershtypjen se behet fjale per nje Hero te Korces.
Dhe shembuj te tille jane pa fund, kur jepen cmime per aktore te deshtuar vetem
se kane arritur te kalojne te 80-tat apo te 90-tat, per sportiste qe nuk
kane shkelqyer ne kohen e tyre, apo per akademike, qe ne gjimnaz renditeshin
ne fund te klases.
Falsifikimi i historise dhe manipulimi i kujteses se pebashket eshte nje dem i
madh qe ju behet te rinjve. Ata shpejt do e kuptojne qe te behesh i lavdishem
eshte e mjaftueshme ta mbash mire me Niko Peleshin apo me nje delenxhi tjeter
me pozite dhe te rrjeshtohesh ne te lavdishmet e qytetit.
Dhe nuk ka gje me te demshme per nje bashkesi njerezish!
No comments:
Post a Comment