Sunday, 27 November 2022

Sharlatani, Nastradini dhe Arkitektja

 

Nuk qëllon shpesh të takoj në një ditë tre arkitektë, të cilët punojnë në Shqipëri , por nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin. As brezash, as shijesh arkitekturore dhe as personale. Por atë ditë më ndodhi. Nuk di se nëç’vijë kishin qëlluar planetet dhe yjet që lidhen me arkitekturën. Dhe këta të tre janë vërtet arkitektë-arkitektë, se shpesh mund të takosh edhe urbanistë që vetëquhen arkitektë, sepse kujtojnë (nëse perifrazojmë të mënçurin Ruzhdi Pulaha) që “arkitekt është një shkallë më lart”.

Po le të përqëndrohemi në dita fatlume e takimet me tre arkitektët, të cilët po i quajmë Sharlatani, Nastradini dhe Arkitektja, për të ruajtur etikën e mbrojtjes së identitetit të tyre.

Sharlatanin e takoja për të parën herë edhe pse kisha folur dhe shkruar shumë rreth stilit (ose mungesës së stilit) të tij në arkitekturë. Qëlloi që e u përballëm në një nga veprat e tij më të dobëta, gjatë një turi që bënte në qytet bashkë me të bijën. I thashë troç mendimin tij për veprat e tij dhe ai sin jë sharlatan i sprovuar u mundua të mbrohej me arsye jashtë arkitekturës, si psh politika shqiptare. Takimi i shkurtër u mbyll me një shtrëngim të sforcuar duarsh dhe një ndjesë (për të larë gojën) nga ana ime.

Disa orë më vonë qëlloi të takohesha me Arkitekten. I shpjegova se ç’kishte ndodhur me Sharlatanin dhe pasi më kritikoi për mungesë etike, që kritikat ja kisha bërë në sytë e vajzës, ajo shtoi se nuk i kishte studiuar thellë veprat e Sharlatanit, për të dhënë një mendim objektiv dhe profesional rreth tyre. U mundova të mbrohesha duke shpjeguar që ishte ndoshta rasti i vetëm që mund ta takoja gjatë jetës dhe do më dukej vetja burracak nëse nuk i thoja diçka në sy, si dhe shtova që vajza ishte pranë të dyzetave dhe në vendin ku jetoj nuk është shumë e rëndë të kritikosh dikë profesionalisht në praninë e një familjari. Arkitektja nuk u bind , por si e ka në natyrë, nuk më kundërshtoi më gjatë.

Dhe më pas u shfaq ai, Nastradini. Me zgjuarsinë dhe pragmatizmin e gaztorit të Buharasë, pasi dëgjoi të njëjtën histori të shkurtër tha “Dhe ai u trondit shumë nga kjo ?!”, që lehtësisht përkthehet në shqipen e anëve tona “Dhe atij i plasi by… se ç’i the ti!” Nuk doja të prishja një pasdite të njohurish me nga një gotë përpara ndaj nuk i thashë atë që mendova në atë çast.

Edhe se pak ndryshon nga një kritikë e thënë në sy, është shumë më mirë se ta lash e ta lyesh pikërisht se Sharlatani është i përkëdheluri i Ramës dhe i pushtave të tij në Korçë. Edhe Sharlatanët kanë një fije ndërgjegjeje, e cila vepron më mirë ose më keq nga reaksioni që kanë të tjerët dhe aq më shumë kur vjen nga kolegët. Nëse do ju thurrim lavde, kur dimë dhe e themi pas krahëve se punët e tyre janë mizerabël, atëhere dëmtojmë këdo për hir të disa tufave me kartmonedha që do fusin në xhep, tek të cilat ka dhe ndonjë fije të hequr nga pjesa që ju takon të tjerëve.

No comments:

Post a Comment