Kisha qendruar ne kete pjese te Manhatan, pikerisht gjate
Festave te Nentorit, por nuk e dija se Konsulata jone ishte kaq prane. Do kisha
shkuar per te pare Flamurin, me te cilin na lidhin shume kujtime ne shqiptaret.
Dje e gjeta pa shume veshtiresi dhe nga qe ishte dite me ere te forte flamuri
valevitej, por jo krenar, me shume si i dhj...
Ne kemi nje shtet te varfer, me shtetare te pasur, qe nuk
lene fonde per te zevendesuar sa me shpesh flamujt ne ambasadat dhe konsullatat
tona. Flamuri ne NY ishte I daleboje dhe ne anet I rreckosur. Ashtu si ishte e
daleboje e gjithe ndertesa e konsullates nga jashte e brenda.
Shkova ne kerkim te diplomates D., familja e te ciles ka
jetuar ne ate ndertese. Me erdhi mire qe e gjeta edhe pse Flamuri me la shije
te keqe dhe me shume Akoma zyra e e Perfaqesise sone ne Kombet e Bashkuara, ne
katin gjysem nentoke te nderteses. Jemi me fat qe e kemi ate ndertese ne NY, te
blere dikur ne kohen e Zogut. Dhe do mbetemi me fat deri sa ndonje kryeminister,
me idene per te bere dicka te rendesishem ne Bronks, ta shese ate prone te
shtrenjte ne Manhatan per te futur ndonje te “shkoqur te majme” ne xhepin e
tij.
Deri me tani eshte ende prone e shqiptareve, e perunjur, e
zberdhylte dhe gati e braktisur.
Mund te hyje lehtesisht ne ndertese dhe te ngjitje te gjithe
shkallet e shtruara me nje tapet te kuq te vjeter, shenje e krenarise
kombetare. Ne te kater katet kishte dyer metalike, ku nuk kuptoje nese ishin
zyra apo apartamente te vogla te diplomateve. Trokita ne disa prej tyre, madje
edhe tek nje qe kishte plot rraqe familjeje ne korridor dhe vetem ne nje u
pergjigj me lehje nje qenush aspak patriot. Nuk ishte lehja e nje qeni shqiptar.
Nje “kuc” nga Laberia do me kishte kallur daten.
I zbrita shkallet me mendimin se diplomatja D. Nuk jetonte
me atje dhe shtyva pa shprese deren ne katin e pare, qe shkruante Zyra
konsullore ose dicka te ngjashme. Cuditerisht, ashtu si dera kryesore edhe ajo
u hap dhe une me frike vazhdova ta shtyja ngadale i trembur se pas ndonje
skrivanije do me shikonte venger ndonje diplomat shqiptar qe do me hakerrehej “Po
ti o ku shkon keshtu pa trokitur! (Ne vitet ’50, Shefqet Peci, asokohe minister
pa portofol, i kishte thene te ndjerit Palo Themeli: Po ti moj gamile ku vete
keshtu pa trokitur!)
Ne zyren e dyte, qe komunikonte me te paren, ishin dy mesogra
te qethura shkurt dhe nje tridhjetvjecar me syze, qe rrinin prane por nuk dukej
as se merreshin me thashetheme, se ne ndertese nuk pipetinte gje.
“Na gjete keshtu...” tha njera prej tyre dhe une nuk kuptova
se si i kisha gjetur. Ata ishin po aq te qete dhe te zberdhylte sa ndertesa e
Konsullates. Gjithshka ne harmoni. Diplomate qe paguhen pak dhe nuk kane as
mundesi te hane dreke jashte. Qe presin t’ju mbaroje koha e sherbimit dhe te
kerkojne strehim politik per te mbetur ne SHBA. Lashe porosine per diplomaten
D., pa pyetur nese ishte ende e tille dhe dola i lehtesuar nga mjedisi me i fundit
shqiptar qe posa kisha vizituar.
Nje copez Shqiperi ne Manhatan, e varfer dhe me nje flamur gati
te rreckosur. (Por ne Keshillin e Sigurimit te gjithe presin fjalen tone!)