Kanë mbetur edhe 81 ditë deri në zgjedhjet lokale (po e se
prillin do e llogarisim me 30 ditë)dhe duket se avantazhet e krijuara nga
ndarja e re territorial për PS, po balancohen nga trazirat, që sollën çështjet
Doshi-Frroku.
Që Rama të largohet nga posti i Kryeministrit nuk bëhet fjalë,
se jo vetëm që nuk punon dot pa qënë i pari, por edhe nuk ka brenda brenda PS-së
figura të një niveli kryeministror. Vendit i duhet një qeveri e fortë, për të
siguruar rendin dhe për të luftuar krimin.
Shenjat e një qeverie të fortë mund t’i japë vetëm vendosja
në postin e zv. Kryeministrit dhe ministrit të brendshëm, i “dorës së fortë“,
Gramoz Ruçit. Niko Peleshi të vazhdojë të mbetet në rolin e zëvendës
kryeministrit me fytyrë europiane, që mbulon sektorët e turizmit, urbanistikës,
rinisë dhe grave.
Në postin e ministrit të drejtësisë të vihet Spartak
Braho(Baba Taku), të cilit mund t’i jepet njëkohësisht të drejtojë edhe SHërbimin
Informativ pa shkelur Kushtetutën.
Ministrinë e jashtme duhet ta marrë Mrika Kodheli për t’i lënë
postin e ministrit të mbrojtjes Saimir Tahirit.
Ministri i shëndetsisë Ilir Beqja duhet larguar nga ajo
detyrë si pjestar i grupit komplotist të Tom Doshit dhe në vend të tij të vihet
përsëri një përfaqësues i Veriut, ish mundësi Paulin Sterkaj.
Meqë ministri Veliaj do konkurojë për Bashkinë e Tiranës, në
vendin e tij të emërohet Liliana Hoxha.
Për t’ju përgjigjur orientimeve të ndërkombëtarëve, të krijohet
ministria e dekriminalizmit të parlamentit dhe administratës e kryesuar nga ministri
Arben Ndoka.
Gjithë portofolet e tjera mbeten të pandryshuara.
No comments:
Post a Comment