Duket se gjithshka është çuditërisht e çoroditur.
Njeriu më i mençur dhe më i drejtë është edhe më i qeti në
indinjimin e tij. Quhet Noam Chomsky.
A thua “përditë sheh qartë e ma qartë, e vuan thellë e ma
thellë“? Apo iluminimi i pakufi i sjell edhe qetësinë?
Dronat vrasin robër amerikanë, që janë kapur nga afganët për
t’i shitur në ISIS dhe për të cilët ishin porositur edhe veshje portokalli, që
ja u veshin para kokëprerjes.
Një milioner 72 vjeçar, që do të jetë polic vullnetar në kohën
e lirë dhe për këtë shpenzon mijra dollarë, në një aksion ku nuk duhet të jetë,
vret një zezak, duke ngatërruar pistoletën për “teaser”. Një I bardhë 35 vjeçar,
që nuk di të lexojë, thotë “mirë bëri, që e vrau”, ndërsa gjykatësi(po i bardhë)
e lejon të shkojë me pushime në Bahama për një muaj.
DOW JONES ka arritur shifra të pakrahasueshme, por shumica e
njerëzve jetojnë më keq se 20 vite më parë.
Pas vitit të prapanicave, duket se po ju vjen më në fund
rradha organeve gjenitale të ekspozohen në stil të gjerë nga VIP-at. Në
gazetarinë shqiptare, të dyja quhen “zogu”. Duket se kemi për të mbetur përfundimisht
Republikë.
Në Strabucks, një kafe “tall” është rrumbullak 2 dollarë.
I rrumbullt është Globi në udhëtimin e tij të paçoroditur.
No comments:
Post a Comment