Nese mund ta karakterizoja me nje fjale shoqerine shqiptare qe "zbulova"
gjate vizites sime te fundit pa nguruar do thoja qe eshte nje "shoqeri
ciqitemiste". E ngjashme me shoqerite haitiane, kubane, venezualiane dhe
te tjerave si ato. Te dukej sikur pjesa me e madhe e njerezve thoshin
hapur me veprimet e tyre "I don't care!"
Nuk ju behej vone as per veten dhe as per te tjeret, 60% te njerezve ne nje taksi,
qe tymosnin papushim duhan. Dhe kjo ishte nje nga vecorite qe me rrane me shume
ne sy kete rradhe. Thuajse te gjithe pinin duhan kurdohere, kudo, te cdo lloji
dhe pa ju bere syri terr se po demtonin veten dhe ata qe kishin prane.
Dhe te gjithe e dine se c'deme ju sjell, por shkojne me "ciqitemen".
Me dukej e cuditshme qe nuk kane nxjerre ende ndonje teori komplotiste,
"nuk eshte e vertete qe duhani demton", "kete e kane shpikur Sorosi dhe
Bill Gates, qe te na dobesojne mushkerite tona te paprekura tashme nga
tuberkulozi".
Duhan pihej ne zyra, kafene, restorante, korridore, banjo kolektive, spa,
mengjesore, pika karburanti, pallate sporti, salla bilardosh dhe ne shume vende te tjera.
Pinin pleqte e regjur, grate shtatzena, ato qe presin te behen shtatzena,
burrat qe kolliten pambarim, te rinjte qe ngjiten cdo dite kodrave, adoleshentet,
mesuesit e adoleshenteve dhe vecanerisht femrat qe kane bere botoks dhe
gjerbin kafe ne bare "trendy".
Nuk pata rastin te shkoja ne spitale, por nuk do me kishin habitur mjeket,
infermieret dhe pacientet qe tymosnin.Se ne fund te fundit, si me thoshte
nje duhanpires "une pi me shume kur jam i stresuar". Dhe me te stresuar
se mjeket, infermieret dhe pacientet nuk ka ne nje "shoqeri ciqitemiste".
Ndryshimi i vetem nga kohet kur pihej "mahorka", ishte qe cigaret ishin
shume te holla dhe kjo i qetesonte ata qe pinin nga dy-tre "baqeta" ne
dite, se "duhani ishte me i i bute dhe ne sasi me te paket". Ishte njelloj
sikur tymosnin me shume leter se duhan.
Te gjithe me ofronin cigare dhe kur ju thoja se nuk e pi me pergjigjeshin:
"ben shume mire dhe une them ta le, por tani nuk e le dot, se e lashe para
gjashte muajsh, por e zura prape dhe tani ne dimer eshte e veshtire ta le,
po me siguri para Pashkeve do e le dhe them ta le per fare!" Une i veshtroja
me habine e nje njeriu qe nuk eshte i sigurt nese duhet te ike nje ore e
me pare apo te filloje duhanin dhe te shtrohet kembekryq ne kete vend ku
ezistenca nuk kuptohet dot pa kafe dhe duhan. (Nje evolim kishte ne Korce
se tashme kamarieret nuk thoshin me kafe me theksin ne e-ja, por kaaafe
me nje a te zgjatur si ne "Tiron">)
A do e shfrytezoje kete situate qeveria jone, per te bere nje PPP per
skanimet e detyruara te mushkerive dhe semundjeve kanceroze, kjo vlen per
t'u pare? Se nje "shoqeri ciqitemiste" duhet te kete nje "qeveri ciqitemiste".
Dhe e ka nje te tille per te gjitha gjerat e domosdoshme te popullsise
duke perjashtuar ketu vjedhjen e hapur qe ju ben "shqiptareve ciqitemiste".