Udhëtimet sjellin shpesh të papritura. E tillë ishte përballja ime me Pit Uilson në Bibliotekën e qytettit, të cilën shpesh e kam quajtur “Derri i Lerosur”. Më duhet të pranoj , që shpesh kam qënë emocional në cilësimet ndaj kolegut Australian , duke e quajtur “Kashei i Pavdekshëm”, arkitekt-bandit, arrogant e të tjera cilësime jo të përshtatshme për shkrime kritike profesionale.
Kam pasur arsyet e mija, të cilat lidhen me skemën e përdorur
nga Rama në këto 20 vite. Tërheqjen e arkitektëve të huaj për të bërë “pisllëqe”
në arkitekturë. Cilësime të ngjashme për arkitektët e huaj të angazhuar në Tiranë bënin kolegët e mij
arkitektë dhe inxhinierë. Të gjithë të pakënaqur nga skema e “fëlliqur” në të
cilën jan[ përfshirë arkitektët e huaj.
M’u duk sikur dallova portretin e Uillson ndërsa po
largohesha nga salla e katit të parë dhe e pyeta nëse ishte ai. Australiani e
konfirmoi dhe unë paraqita “kredencialet” e mija. Shoqërohej nga e bija , të
cilës duket se po i bënte një tur të veprave të tij në një qytet të vogël të
Ballkanit. Dhe me të drejtë, se në më pak se një dyzinë vitesh, arkitekti
Uilson ka projektuar në Korçë më shumë vepra se sa ka projektuar gjatë gjithë
jetës. Kryesisht me fonde publike dhe të tjera private, ku investitorët detyrohen
të bëjnë projektin me të.
Australiani nuk ishte arrogant si më ishte dukur në ndonjë
intervistë televizive, por më ngjau më shumë me një lloj “smooth operator”, që
në zhargonin e Amerikës së Veriut , është një lloj “kodoshi” që di t’i mbarojë
pa u ndjerë shumë punët e fëlliqura. Nuk mund t’i thoja që është i tillë, por i
përmënda që kam kritikuar shumë punët e tij, sidomos ato me fonde buxhetore, që
për mendimin tij modest janë të gjitha të projektuara keq. Pasi më pyeti nëse
isha nga Korça dhe se ku konsistonin kritikat e mija, shtoi sloganin e njohur “kritikat
ndaj veprave të tij kanë pasur motivime politike”.
U ndava me të me një ndjenjë faji, se po kritikoja në praninë
e të bijës një koleg, por do isha ndjerë shumë keq me veten sikur mos i kisha
thënë ato dy fjalë “të tharrta”.
Nuk mund të bashkohem edhe unë me “palaçot” e Bashkisë, që
jo vetëm ikanë lënë dorë të lirë të shëmtojë
Korçën, por në një mur të shpifur para ish-Bibliotekës kanë shkruar me të mëdha
edhe kontributin “e papam” që studioja e australianit ka dhënë për Qendrën e
Korçës.
Pata kujtuar se pandemia e Covid do e mbante përfundimisht
larg Korçës Uilsonin, por nuk ishte e thënë. Më njoftoi se të tjerë investitorë
privatë i kanë besuar projektet në Korçë.
A është arkitekti fajtori për veprat e dështuara të Kullës
Vrojtuese, Bibliotekës, rinovimit të Bashkisë dhe të ish Bibliotekës së Kolevicës
dhe për disa ndërtime të tjera në Qendër?
Sigurisht nuk mund të mbetet pa faj edhe pse dje nuk m’u duk
aq “i zi” sa e mendoja.
No comments:
Post a Comment