Nikolo Di Lana, ose Ministri jonë i Mbrojtjes është i njohur si mik i artistëve. I ka mbështetur ata sepse edhe vetë është ndjerë kitarist, serenatist, valltar dhe aktor i një niveli të lartë. Por detyra e ka thirrur në poste më të rëndësishme se ai i Ministrit të Kulturës ndaj dhe ai rreket sa të mundet t’i ndihë artistët e çdo zhanri. Për këtë së fundmi ka shpallur edhe një tender prej 600 mijë eurosh për dëfrimin e nëpunësve të Ministrisë së Mbrojtjes, oficerëve dhe ndoshta edhe ushtarëve.
Fondet për rekreacion dhe veprimtari artistike janë një gjë
e zakonshme në korporatat e mëdha. Madje shumë prej tyre, gjatë shërbimeve të rëndësishme
të nëpunësve të lartë, për të lehtësuar stresin e tyre, japin fonde të veçanat
për frekuentimin e klubeve striptizë, si edhe të shërbimeve eskortë. Nuk është e sigurt nëse Di Lana ka kopjuar këtë
përvojë të ndërkombëtarëve, por duhet pranuar se më të stresuar se puna në
Ministrinë e Mbrojtjes nuk ka.
Kush rri gjithë kohën zgjuar për Sigurinë Kombëtare? Di Lana
dhe vartësit e tij.
Kush na ka shpëtuar nga spiunët e shumtë rusë, që përpiqen të
na vjedhin sekretet e bazave tona para se të na sulmojnë? Nuk besoj se nuk
dihet përgjigja.
Ndaj për të mirën e popullit, Atdheut dhe Partisë
Socialiste, Di Lana dhe vartësit e tij duhet të dëfrejnë! Me të gjitha llojet e
dëfrimit artistik, duke përfshirë këtu dhe edhe diskot dhe kërcimet cullak.
Eshtë investimi më i pakët që duhet të bëjnë taksapaguesit për të garantuar një
gjumë të qetë dhe pa telashe. Me pak para nga xhepat tanë, ushtria e Di Lanës
do jetë vigjilente, aktive dhe e dëfryer. Në fund të fundit edhe ushtritë
osmane sillnin vajza kërcimtare kur rrethonin kështjellat tona, ose ushtria
italiane hapi disa shtëpi dëfrimi gjatë pushtimit të Shqipërisë.
A do ketë barazi në tender?
Kjo nuk ka shumë rëndësi dhe përvoja e Bashkisë së Korçës për
të ndihmuar me fonde soprano e shquar Inva dhe më pas në këmbim ajo të bëjë një
video për t’i përkrahur për zgjedhjet, mund të ndihmojë. Di Lana në shërbim të
artistëve dhe artistët në shërbim të fushatave!
A është mirë me zërin pinjolli i një familjeje të shquar
tenorësh?
“Se është ushtar në
kufi/ Në dëborë dhe në shi/ Natë e ditë për ne vigjëlon!”
No comments:
Post a Comment