* * *
Raport rreth ngjarjeve të datës 14 të muajit në vazhdim në shtëpinë e Subjektit 1
Në orën 18.00 në muzg fillova detyrën për njekjen e ngjarjeve në shtëpinë e Subjektit 1 në përpunim. Mendoj që Subjekti 1 ishte në dhomën ku rri edhe pse nuk shikohej gjë për shkak se drita nuk ishte e hapur. Më 18.30 ndezi radion dhe dëgjoi lajmet në stacionin Italian. Mërmëriste me vete po nuk kuptoheshin fjalët. Më 19 e 10 ra zilja dhe Subjekti 1 hapi derën me sistemin me tel mekanik nga brenda. Hyri Subjekti 3.
Subjekti 1 nisi të tregonte për një vizitor të një nate më parë. Nga ndjekja në vazhdim e shtëpisë të Subjektit 1 nuk është konstatuar të hyjë njeri, por nuk përjashtohet mundësia të ketë përdorur ndonjë hyrje të fshehtë.
Subjekti 1 e quan në bisedë herë “Etoreja” dhe herë “Majorana” dhe tregon se biseda bëhej në italisht. Nuk kuptohet se si Subjektit 1 i ishte kthyer shikimi, kur dihet që prej vitesh është i verbër.
Më vonë Subjekti 1 i dha një letër që “Etoreja” ose “Majorana” i kishte dhënë natën e kaluar Subjektit 3. Ky e lexoi me zë të lartë që ta dëgjonte edhe Subjekti 1 dhe përmbajtja ishte “voks populi voks dei” që Subjekti 1 e përktheu “Zëri i popullit është zëri i perëndisë“. Nuk ishte fjala për organin e Komitetit Qëndror “Zëri i Popullit” se pasi subjekti 3 shprehu hamëndjen e tij u kundërshtua nga Subjekti 1. Mund të jetë edhe shprehje me dy kuptime.
Subjekti 3 shprehu dyshime nëse vizitori i spiunazhit Italian kishte sjellë vërtet letrën apo e kishte sjellë tjetër njeri po Subjekti 1 këmbënguli që në shtëpi dhe në dhomë hyn vetëm Subjekti 2.
Subjekti 1 bëri një spjegim për fjalën “pellazg”, por për shak të anës pozicionale jo shumë të qëndrueshme në pemë nuk u arrit i gjithë zbërthimi të identifikohej plotësisht. Kishte lidhje me grekët dhe me pjelljen edhe me dheun. Nuk u kuptua lidhja e vizitorit Italian me agjenturën greke. Vetëm u përmend që italiani e kishte nënën arbëreshe. Subjekti 3 e pyeti për lidhjen me Institutin por nuk sqaroi se cili Institut ishte, kurse Subjekti 1 tha që ata (të Institutit) kanë frikë. Nga biseda të mëparshme nuk është konstatuar ndonjë lidhje me Institutin Bujqësor. Pastaj Subjekti 1 tha “në burim është e vërteta”. Emri i burimit dhe vendi nuk u tha. Dukej që Subjekti 3 kishte dijeni për burimin, se më pas tha që pas 43 vjetësh do vijnë “ata”, pa përcaktuar cilët. Mund të bëhej fjalë për anglezët ose për sovjetikët, se për amerikanët shtoi se kanë dijeni për “ata”. Të dy subjektet duhet të jenë në dijeni të vendit të takimit me “ata”, se Subjekti 1 tha që “rrugën na i kanë rrëfyer”.
Pastaj folën për dy disqe floriri të amerikanëve që janë një vend që quhej “ajxhëri 1”, por që nuk është shumë i sigurt, se dëgjimi atë kohë u bë i zorshëm për shkak të erës së fortë. Nuk ishte e qartë kush ja u kishte dhënë disqet amerikanëve dhe nëse ishin të kohës së Turqisë apo të Zogut.
Për shkak të kërcitjes së fortë të degëve të pemës nuk u dëgjua mirë pjesa e fundit e bisedës. U përmënd një kaike dhe një palë ky]e nga Subjekti 1 por nuk u kuptua as se ku ishte kaikeja dhe përse duheshin ky]et. Më vonë pati mbi një ]erek ore qetësi të plotë dhe më vonë Subjekti 3 u largua nga baza në shqyrtim.
Dy orë më vonë gjykuam që kqyrja të ndërpritej se Subjekti 1 shkoi në dhomën e gjumit.
Anëtari I Grupit të Bashkuar Vullnetar
“Verdhashi” d.v.
(vijon)
No comments:
Post a Comment