Pa dashur të kthehem në fanatikët e teorive komplotiste, më
ve në dyshim zgjatja për muaj e muaj e vënies në qendër të vëmendjes të
kanaleve qendrore televizive amerikane të çështjes Zimerman. Një lloj
amplifikimi i bëhet edhe në kanalet europiane, ku shpesh ndodh si për çdo
ngjarje të këtij kontinenti, të trgohen disi ndryshe, me "erëza"
europiane.
Për t'i rënë shkurt, po tregoj në disa rrjeshta se çndodhi
atë mbrëmje shkurti të vitit të kaluar, kur u vra shtatëmbëdhjetvjeçari Trevor
Martin.
Në një kompleks me shtëpi të ngjitura me njëra tjetrën
(këtej i quajnë townhouse), ku kishin ndodhur më parë disa vjedhje nga të rinj
zezakë, një vullnetar roje tridhjetvje]ar ndaloi një adoleshent zezak, i cili
po shkonte në shtëpinë e të jatit dhe pasi u përleshën e vrau me psitoletë.
Vullnetari roje quhej Xhorxh Zimerman dhe u arrestua nga
policët, që arritën vend të telefonuar po prej vullnetarit, para se të ndalonte
e vriste shtatëmbëdhjetvjeçarin, ndonëse nga qendra e urgjencës i ishte
sugjeruar të mos e ndiqte, por të priste policët.
Qysh në fillim, Zimerman pretendoi se e kishte vrarë
Trevorin, në kushtet e vetmbrojtjes dhe nuk u mbajt gjatë në polici. Pas shumë
protestash të familjes dhe të veprimtarëve për të drejtat qytetare, si dhe
transmetimit në kanalet televizive, Governatori i Floridas udhëzoi
Prokurorinë të shikonte mundësinë e
hapjes të çështjes kriminale ndaj vrasësit dhe të fillonte procesi penal sipas
legjislacionit të shtetit të Floridas.
Në fund të gjyqit, juria vendosi që roja vullnetare ishte i
pafajshëm për krimin e vrasjes me qëllim apo edhe për vrasje të çdo natyre
tjetër. Vrasësi jo vetëm mbetet në liri të plotë, por edhe nuk mund të gjykohet
më për këtë krim.
Duket sikur diçka nuk funksionon në sistemin e drejtësisë
amerikane, por sipas fjalëve të vetë prokurorit, sistemi funksionoi dhe ndonëse
nuk është perfekt, është sistemi më i mirë juridik në botë
Nuk dua të hyj në hollësitë ligjore të procesit, në meritat
e dobësitë e avokatëve apo prokurorëve për t'i mbushur mendjen jurisë që e
drejta ishte në anën e tyre. Në fund ndodhi ajo të cilës i trembeshin që në
fillim prokurorët kur nuk e ngarkonin me faj Zimermamnin se nuk kishin prova të
mjaftueshme që ai nuk ishte në pozitat e vetëmbrojtjes, apo në kushtet e
ndjerjes të rrezikut që i kanosej për jetën. (Në momentin e përdorimit të
pistoletës, viktima Martin ishte mbi vullnetarin dhe po i përplaste kokën pas
trotuarit.)
Pyetja, të cilës nuk i jap dot përgjigje është pse në
shtetin më të fuqishëm në botë, në këtë periudhë stanjacioni, për muaj të tërë,
lajmet hapen e mbyllen me çështjen Zimerman apo më mirë me anën raciale të
kësaj çështjeje?
Për të flasin e flasin pambarim veprimatrët zezakë të
mbrojtjes të të drejtave qytetare, sigurisht për të rritur autoritetin e tyre
dhe mbështetjen në popull, flasin jo rrallë politikanët deri tek Obama, dhe
komentojnë e stërkomentojnë gazetarët liberalë e ata konservatorë.
Askush nuk merret me Uollstritin apo me flluskën e ardhshme
ekonomike, me problemet e mëdha që rrjedhin nga kriza ekonomike e pakapërxyer
dhe me jetët e shkatërruara të miliona familjeve të bardha, zezake apo latine,
me protestat e studentëve që kërkojnë uljen e pagesae të Universiteteve etj
etj.
Diku, në qarqe të plotfuqishëm pëlqehet tema raciale, që
sjell emocione dhe fërkime të kota, sepse edhe pse e pazgjidhur plotësisht, ka
për të qënë e tillë për një kohë të gjatë. Ka po aq racizëm mes injorantëve të
bardhë sa ka racizëm mes injorantëve me ngjyrë. Dhe nuk është këtu problemi
kardinal i shoqërisë amerikane. Por është një çështje që po të pompohet e
tërheq vëmendjen bukur nga problemet e vrteta të mëdha.
Trevori i shkretë dhe Zimermani idiot do hyjnë pa dashur në
histori. Thjesht se atë që ndodhi atë natë, të fuqishmit po e përdorin për
zhurrmë e shumë zhurmë.
No comments:
Post a Comment