22 QERSHORI I JURISTES LAURA
Kishte
fjetur pak. Ndoshta vetëm dy orë. Sytë
i kishte të tejfryrë nga netët rradhazi pa gjumë dhe sidomos nga të qarët atë
pragmëngjesi të gjatë. Nuk i kujtohej në e kishte kapluar gjumi duke qarë, apo
e lodhur nga të përmbajturit e dënesave për të mos zgjuar Adin, i ishte
dorëzuar të fjeturit.
Ndjehej e
dërmuar aq sa nuk ishte në gjendje të mendonte për ç'kishte ndodhur. U ngrit
ngadalë nga shtrati dhe duke u mbajtur pas murit hyri në banjë. Dritares së
vogël hynte një dritë e zbërdhyltë, që shumfishohej tek pllakat e bardha, të
cilat vishnin fund e krye muret. Ishte gdhirë. Si rrallëhere ajo nuk ju gëzua
agut. I mbajti sytë mbyllur dhe hapi ujëprursin e nxehtë të dushit. Nuk ndjeu
përcëllim mbi supet dhe në gjoks, thua se ]do pjesë, aq e ndjeshme deri dje,
kishte humbur deshirën t’ju pergjigjej prekjeve. Vetëtimthi i shkoi mendja tek
fundbarku dhe mospatja orgazëm gjatë orëve të dashurisë . E shkoi disa herë
dorën mbi të dhe ju duk sikur përkëdhelte diçka të huaj, që nuk i përkiste më.
Atehere u shkreh ne vaj dhe duke u mbajtur pas pleksiglasit tejdukës të dushit
u ul përfundi e më pas futi koken mes gjunjeve. (Dite me pas, do shkruante ne
ditar se kishte qare per vehten po aq sa dhe per Adin, per gjithshka qe kishte ikur
dhe mbetur e skicuar diku, ne nje sfond teper larg, te paarritshem më.)
Ashtu mes ngasherimash ndenji gjate, aq gjate
sa lotet dhe uji qe rridhte ne fytyre u ftohen.Pastaj u ngrit, e lehtesuar deri
ne zbrazeti dhe filloi te fshihej ngadale, pa forcë sa dukej qe uji i ndere ne
floke dhe lekure vetem shtyhej neper pjese e tjera te trupit pa u larguar prej
saj. E qullur kaloi neper domen e fjetjes dhe pa menduar se mund te zgjonte
Adin,veshi rroben e mbremjes dhe hyri ne kthinen e gatimit.
Cdo gje ishte rremuje,
si e kishin lene nje nate me pare, pasi kishin pire Chivas dhe kishin filluar
te putheshin. Ndjeu nevojen per diçka
të ftohte dhe derdhi ne nje nga gotat e ndotura, cka kishte mbetur ne fund te
kutise me qumesht. Shtoi ne te pak sheqer dhe padashje filloi te mermeriste
vargjet e nje poezie te Preverit, të cilat i pelqente kur mësonte frëngjisht
vite me parë…
….avec une
petite cuiller……..sans me parler sans me regarder, et mois mes pris ma tete
dans mes bras et je pleurait(*)….Njehere mendoi te
mbyllte te gjitha kutite dhe te nisej per ne Korkland me nje ven me qera,
pastaj u pendua pasi e dinte qe do ishte shume e lodhshme te ngiste per gjashtë
ore makinen deri ne vendlindje. Do nisem me tren vendosi. Dikur, i kishte
pelqyer te udhetonte vetem ne vagonat e zbrazet dhe te hamendesonte c’drama
luheshin prapa mureve te drunjte te shtepizave te vogla ne fshatrat buze
hekurudhes. Ndoshta edhe tani,do ta kishte me te lehte duke menduar se nuk
ishte e vetmuar ne ate pjese te hidhur te jetes, të cilën shpesh e quajmë
dramë.
-….gjes …c’po
ben’; Adi ishte shfaqur lakuriq ne deren e dhomes se gjumit. Gjithmone I kishte
pelqyer ta rreshqiste shikimin nga syte dhe buzet e tij te shkujdesura drejt
gjoksit dhe barkut muskuloz. ”O Zot sa
i bukur është" tha me vehte dhe i hoqi sytë rrëmbimthi. Nuk donte t’i
mbetej në mendje gjithë ditën trupi i tij i zbuluar, mbështetur lirshem pas
deres dhe apo syte e tij qe shprehnin pafajesine e te pashmangshmes.
-…do
pak….qumesht…?”tha per te prishur magjine e atij casti madherisht te
trishte.-…une do nisem me trenin e drekës…kutitë m’i dërgo nesër me
korrier..’.-shtoi dhe filloi te ngjiste kapaket e mbetur hapur te kutive me
libra. I kujtuan orët e shumta qe kishin kaluar ne kete apartament mbi libra
duke zhbiruar çdo paragraf e duke formuluar më pas frazat e temave të Masterit.
Adi e kishte lënë në mes temën e tij, pasi kishte vendosur te bashkohej me
ekologjistët e Rupa-Rupas në Amazonën Peruane.
Ai piu qumeshtin
e mbetur ne gote duke e ndjekur me sy, por pa menduar për të , shumë vite larg
asaj ç’po shihte. E gjithë qenia e tij ishte nderur drejt nje aventure te re,
më e rëndësishmja në jetën e tij. Të shpëtonte xhunglën. Nga rrënimi. I dukej
se kishte mbi supe nje mision biblik, te paparë ndonjëherë, mbase qysh nga koha
e Arkës… Ajo kishte hequr rrobën e natës dhe atij ju duk çuditshme që filloi të
vishej, tani kur çdo gjë duhej ruajtur si në krijim, pa mbulesë, krejt e
lakuriqtë, e blertë dhe primitive . Ndoshta vetëm nje lyerje e lehtë e supeve, gjinjve ose e mbisyve dhe aq.
Më pas, mundua të përsëriste me mendje që
duhet te postonte kutite me libra ne shtepine e saj ne Veri. Vetë duhet te
shkonte poshtë, në Jug, atje ku nuk duheshin libra, pasi mund të shkruhej edhe
mbi zjarre. I erdhi keq per Laurën, që nuk e kishte ndjekur në atë
aventurë-mision, të cilës nuk i dihej fundi. Ndoshta, një dite edhe ajo do
zbriste. Atehere kur te mos ishte me vone. Per të, pyllin dhe per cka kishin
patur te ndezur mes tyre. I mbështeti buzet mbi floket e saj te errët pa
kuptuar nëse po e puthte apo po e bekonte per të fundit herë.
Ajo
zbriti shkallet e thepisura duke menduar se te pakten nuk do ngjite e zbriste
me keto shkalle te ndyra dhe ku mbremjeve te vona i dukej se do rrokullisej
deri ne fund pa shpresën e ngjitjes më.
Adi e kishte lene ne mes temen e tij,pasi kishte
vendosur te bashkohej me ekologjistet e Rupa-Rupas. Me teper se sa nje enderr
ekologjike,ajo kishte menduar qe ai ishte tejngopur nga 5 vjetët e
bashkëjetesës. Tanime kerkonte dicka te re, ndryshe nga rebuset e permbledhjeve
juridike Shteti i Karolines se Veriut kunder Shtainberger, Mekenzi kunder
Meklaklin e te tjera histori te mykura ne Biblioteken e Universitetit. E kishte
ndjere qyshkur Adi u kthye nga udhetimi, me avionin që e sillte nga Lima.
Kishte nje lloj tjetër ndriçimi në sytë e gjelber dhe prekjet ne trup ndonese
me pasionante nuk ishin ato qe e kishin bere gjithmone te rrenqethej. Ne fillim
mendoi se do ishte mbresa e ndonje vendaseje te bukur,qe mund te kishte
shkaktuar ndryshimin........Por me vone e ndjeu thelle Brenda qenies, qe nuk
ishte nje femer tjeter. Duhet te ishte dicka mbi maredheniet njerezore, nje
terheqje drejt thirrjeve te se kaluares, ose me mire nje perpjekje per te
zbuluar magjine e kohes kur ngjizeshin genet. Dhe ai kishte flakur pesë vjetët
e tyre, në këmbim të një pyetje mijëvjeçare. (vijon)
No comments:
Post a Comment