Monday, 22 July 2013

BEBJA MBRETERORE


BEBJA MBRETERORE

 

Frika e orëve të para të mëngjesit, kur në një sallë me disa ekrane televizivë shihja "Breaking News" dhe foto të Kejt Midëllton ndiqnin e njëra tjetrën e për një çast mendova se diçka tragjike kishte ndodhur, më kaloi orë më vonë, kur mësova se Dukesha ishte në dhimbjet e lindjes e çdo gjë shkonte normalisht.

Më vonë, gjithë agjensitë e lajmev dhanë lajmin e shumëpritur se ishte lindur Bebja mbretërore, në peshë normale, me një zile mes shalëve dhe me shumë trumpeta. Sigurisht, që magjia e lindjes të një njeriu është nga gjërat më të bukura në këtë botë e sidomos për prindërit e të porsalindurit. Ngjarja më e madhe në jetë sidomos kur është fëmija i parë Në të njëjtën kohë edhe nga gjërat më të zakonshme, se në të njëjtën ditë, në botë lindin qindramijra bebe. Mes tyre edhe gjenij.

Po a nuk ka asgjë tjetër me rëndësi në këtë ditë korriku, që Kryelajmi duht të jetë Pjellja Mbretërore?

A janë mediat që qëllimisht rendin pas këtij lajmi apo vërtet për shumicën e shtatëmiliardëve që jetojnë në këtë botë e ripërtypin lajme, kjo është gjëja më e rëndësishme?

Për 400 milion europianët që po kalojnë një verë të pasigurt nën një krizë të stërgjatur.

Për dy miliard aziatikët, që përpiqen të ngrenë kokën nga shekujt e shtypjes dhe varfërisë.

Për 500 milion amerikanoveriorët, që edhe pse disi më mirë se të tjerët nuk ndjehen të sigurt nëse dekadat e tjera do jenë si tani apo shumë më keq.

Nuk po përmend milionat e hemisferës jugore, që janë më të varfër se veriorët.

 

Dikujt i intereson që të mos flitet për problemet kryesore të jetës së miliardave, por për një gjë aspak të rëndësishme si "kryelajmi i sotëm".

Në këtë dhjetvjeçari të dytë të shekullit të XXI duket se korporatave ju intereson të ruhet sa më gjatë gjendja e krijuar pas rënies së Murit të Berlinit. E për këtë pompohen ngjarje që duhet tashmë të quheshin "demode" në mos qesharake, si abdikimi i Mbretëreshës së Hollandës e Mbretiti të Belgjikës, Dorheqja e Papës Benedikti i XIII, dasma e Princit Uilliams e më pas Lajmi i sotëm. (Mes këtyre lajmeve, më intersanti ishte ai i ciceve te Kejt në Francë, se ju tregonte njerëzve që dhe Dukesha i nxjerr ne diell dhe mund të kishte gra që do e imitonin e do bënin të ulej përqindja e kancerit të gjijve).

Të gjithë ju bien daulleve të ruajtjes të Statukuosë. "ka nevojë për reforma por të vockëla".

 

Por e vërteta është ndryshe.

Janë të domosdoshme ndryshime të mëdha.

Në mënyrë që njëqind vjet më vonë, mos rishfaqet Hija e përgjakshme e Revolucionit të Tetorit. (Dhe ngjarje të atij kalibri Terrori nuk kursejnë as Bebet Mbretërore, e ato më shumë se çdo gjë tjetër.)

No comments:

Post a Comment