Thursday, 25 July 2013

Tejshkuarje

Poezia e meposhteme(e pambaruar) eshte ndertuar mbi nje figure te perdorur ne nje leter te nje mikes sime. Nuk di nese variacioni mbi ate figure tingellon poetikisht bukur.



Kuptova që grimcat e pandashme të trupit tim

Përndarë ishin hapësirash,

Humbur kishte ajo,

Që ngjitur i mbante,

Dashuria për ty.

Ndaj mes tyre furitë e erërave tejshkonin,

E frikshëm fishkëllenin

Ndonëse pa u përplasur

Në shenjat e hijes tënde

Të mbetura varur.

Nuk isha më e zbrazët

Dhe as vdekur kisha

Por në nevojën e pamundur

Te gjetjes të asaj lënde lidhëse

Që do më rikthente qënien

E do ndalte rrymat kujitëse të më shkonin tej.

Ju klitha shurrdhshëm më të largëtave

Të riktheheshin,
Të prisnin të ngriheshin të tjerë diej.

No comments:

Post a Comment